“Ç’fushatë” po bën presidenti Thaçi?

Lajme

“Ç’fushatë” po bën presidenti Thaçi?

Nga: D.RR Më: 4 korrik 2020 Në ora: 19:25
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti Thaçi, që nga koha kur iu publikua aktakuza nga prokurori i dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, ka qenë më aktiv në Kosovë, ndonëse anuloi takimin e 27 qershorit në Washington ku do të takoheshin palët nga Kosova dhe Serbia, nën “ombrellën” e emisarit Grenell, shkruan gazeta “Bota sot”.

Pasi u deklarua para qytetarëve të Kosovës për aktakuzën e tij dhe paralajmëroi dorëheqje nga posti i presidentit nëse po ajo aktakuzë vërtetohet, Thaçi vazhdimit në këto ditë ka vizituar familje në Kosovë, kryesisht të dëshmorëve të luftës.

Fillimisht ai vizitoi prindërit e heroit Rasim Kiçina në Baicë, ku edhe publikoi fotografi me ta në Facebook.

Image
Thaçi në vizitë te prindërit e heroit Rasim Kiçina në Baicë

Pastaj takim kishte edhe me babin  e dy heronjve të Kosovës, bashkëluftëtarin e tij, Haxhi Demakun. Për këtë familje, presidenti Thaçi tha se e tëra ishte angazhuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image
Thaçi në vizitë te te bashkëluftëtari Haxhi Demaku

Po atë ditë, presidenti Thaçi publikoi fotografi nga një odë në Arbri të Drenicës, saktësisht në familjen Demaj. Presidenti Thaçi tha se kjo familje atdhetare edhe sot është duke sakrifikuar dhe paguar çmimin e lirisë, teksa vlerësoi lartë kontributin e tyre në luftën e UÇK-së, transmeton “Bota sot”.

Image
Thaçi në vizitë në familjen Demaj

Presidenti Thaçi vizitoi edhe familjen Mullqolli në Poklek të Drenasit, familje të cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë më 17 prill 1999.

Image
Thaçi vizitë në familjen Mullqolli në Poklek të Drenasit

Gjithashtu, i pari i vendit shkoi për vizitë edhe në familjen e Vasfije Krasniqit, ku u takua me vëllezërit e saj Nuhiun dhe Nafiun.

Image
Thaçi vizitë në familjen e Vasfije Krasniqit

Për të gjitha këto vizita, presidenti Thaçi njoftoi brenda katër ditësh, në mënyrë intensive, teksa aktakuza e tij ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet, ku përveç Vetëvendosjes, pothuajse të gjitha partitë në vend dhe liderët e tyre i kanë dalë në krah presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe luftën e shenjtë të UÇK-së.

Në të kaluarën, presidenti Thaçi kishte vizita te familjarët e dëshmorëve, por jo kaq intenzive sa këto ditë pas aktakuzës./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat