Sputnjik: Akuza ndaj Thaçit e Veselit ka shkaktuar dramë a mbetet ose jo EULEX në Kosovë?

Lajme

Sputnjik: Akuza ndaj Thaçit e Veselit ka shkaktuar dramë a mbetet ose jo EULEX në Kosovë?

Nga: F.B Më: 6 korrik 2020 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Propozimi për akuzë ndaj Thaçit dhe Veselit ka nxitur edhe një dramë në relacionet mes Brukselit e Prishtinës në lidhje me misionin e BE në Kosovë, kjo ka nis me propozimin e Dhomave të specializuara e ka vazhduar me kumtesën nga kabineti i presidentit Thapi se EULEX nuk ka mandat për mbetje në Kosovë dhe nuk ka nevojë për te, shkruan “Sputnjik” transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

Prej vitit 2008 kur u themelua EULEX mandati i është vazhduar me letër iniciale nga presidenti, që sipas Demo Berisha që është kryetar i amësisë së shqiptarëve në Serbi është kush i mbetjes së EULEX-it në Kosovë.

Refuzimi për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, Thaçi sipas Demo Berishës po përgatit terrenin për heqjen e Gjykatës Speciale që duhet të iniciohet në Parlament nga partia e Veselit dhe këtë sipas tij e bënë duke ditur çfarë e pret.

"Në ndërkohë Gjermania e ka kuptuar çka ndodhi duke bërë automatikisht diversion në takimin e ShBA-ve, për dy qëllime. Roli i EULEX nuk është naiv ai ka dy role kyçe, ai ka dokumentuar tl gjithë materialin për Gjykatën Speciale dhe kujdeset për dëshmitarët dhe në momente të caktuar nëse Policia e Koosvës nuk ka kryer urdhëra nga Tribunali atë e ka bërë EULEX-i ", thotë Berisha.

Gjermania sipas tij ka minuar takimin mes Thaçit e Vuçiqit të 27 qershorit jo vetëm për të parandaluar heqjen e EULEX-it dhe Gjykatës Speciale por edhe për të krijuar përshtypje se BE luan rol me rëndësi në dialog dhe bartjen e tyre te Evropa.

Kështu sipas kësaj analize EULEX u gjet në situatë të paligjshme në Kosovë sepse nuk ka miratimin e “vendit nikoqir”.

"Ata nuk kanë miratimin, por kan vendimin e BE-së , në kërë drejtim ka intervenuar ministria e jashtme gjermane se mbetja e EULEX duhet të ligjsohet. Nuk besoj se EULEX do le rolin e vetë sepse do ishte katastrofë nëse dikush nga Bruksel urdhëron tërheqjen” tha ai.

Berisha pret që nga kabineti i Thaçit të arrij letra me përmbajtje tjetër ku jepet pëlqimi për vazhdimin e punës së EULEX-it, njëjtë mendon edhe Ehat Miftari që thotë se Kosova obligohet të miratoj marrëveshjet me BE.

Gazeta njofton edhe fjalët e zëdhënësit të BE Petar Stano që shprehet se BE është e interesuar për forcimin e institucioneve vendore të sundimit të ligjit.

"Prania dhe veprimi i EULEX-it edhe më tutje garantohet me marrëveshje ndërkombëtare dhe ligje të Kosovës. Si BE duam të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës në avancimin e agjendës së përbashkët – forcimin e Kosovës” citohet Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat