Miliç: “Mos të gënjehemi pa ShBA dhe NATO nuk mund të ketë marrëveshje mes Prishtinës edhe Beogradit”

Lajme

Miliç: “Mos të gënjehemi pa ShBA dhe NATO nuk mund të ketë marrëveshje mes Prishtinës edhe Beogradit”

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 09:45
Jelena Miliç

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euro-atlantike Jelena Miliç ka vlerësuar se pa ShBA dhe NATO nuk mund të ketë marrëveshje mes Prishtinës edhe Beogradit dhe shprehu pritjet se Grenell përsëri do të marr iniciativën për organizimin e takimit mes dy palëve, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Ajo konsideron se në procesin e bisedimeve deri tash me angazhimin e Grenell janë arritur shumë marrëveshje sikurse edhe heqja e taksave.

"Mos të gënjehemi , taksat janë hequr fal angazhimit të ShBA-ve dhe Grenellit dhe duhet përmendur edhe mbështetjen për Shengenin e vogël deri tek organizimi i takimit në Shtëpinë e Bardhë” tha Miliç.

Ajo që e b[n Evropën si lojtarin kyç në zgjidhjen e çështjes së Kosovës është komponenti i sigurisë për çka është i ngarkuar KFOR-i.

Organizimi i takimit në Shtëpinë e Bardhë do ishte i dobishëm dhe do lehtësonte gjërat dhe bisedimet e mëtejme si dialogun po ashtu edhe raportet si rezultat i kompromisit.

Miliç mendon se duhet punuar në avancimin e bashkëpunimit afatgjatë mes ShBA-ve dhe Serbisë në fushën ekonomike dhe organizatat ndërkombëtare pa marr parasysh kush do jetë në administratën amerikane.

"Është mirë që Serbia të dal me kërkesa për lëshime të vogla sepse ajo që kërkojmë janë lëshimet e vogla në bisedimet me Prishtinën. Në këtë kuptim kjo administratë ka ndryshuar qasje nga vitit 1999 dhe me nisjen e avancimit të raporteve ka shprehur mirëkuptim për rrethana të reja. Shpresoj që Grenell të tregoj iniciativë të re dhe është mirë që Serbia ka shpreh gatishmëri që në Shtëpinë e Bardhë të arrihet marrëveshja” tha Miliç.

ShBA sipas saj shikojnë interesat e veta dhe se është në interesin amerikan që Serbia si shtet më madh në regjion dhe me fuqinë më të madhe ushtarake dhe diasporën e madhe të jetë në anën amerikane.

"Shpresoj se edhe ndonjë administratë e re do të shikoj në këtë mënyrë marrëveshjen eventuale edhe nëse kundërshton BE. Në shtigje të gjata mbështetja amerikane asnjë shteti evropian nuk i ka bërë dëme në procesin e integrimit ", tha Miliç.

Ajo vlerëson se për Beogradin nuk është me rëndësi nëse Prishtinën në dialog e përfaqëson kryeministri Hoti apo dikush tjetër dhe nënvizoi se Vuçiq ka thënë se nuk bënë dallim me kënd bisedon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat