Vihet gurthemeli i aneksit të ri të shkollës “Ibrahim Rugova” në Obiliq

Lajme

Vihet gurthemeli i aneksit të ri të shkollës “Ibrahim Rugova” në Obiliq

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 11:38
Xhafer Gashi

Në Mazgit të Epërm është vënë gurthemeli i aneksit të ri i shkollës fillore të mesme të ulët “Ibrahim Rugova”, kostoja e projektit është 98 mijë euro.

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi tha se ndërtimi i këtij aneksi shkollor është në vazhdën e projekteve që janë planifikuar për këtë vit.

Sipas tij, brenda 100 ditësh pritet përfundimi i punimeve.

“Në vazhdën e aktiviteteve që kemi filluar këtë vit tash është edhe projekti i këtij aneksi të shkollës “Ibrahim Rugova në Mazgit të Epërm, dhe në tërësi projekti do ketë 274 metra katror në total. Është 98 mijë euro dhe afati i ndërtimit do jetë 100 ditë. Në shtator do jetë i gatshëm për vazhdimin e mësimit” , tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat