Ish-ministri shqiptar për Thaçin: Akuzat për krime lufte janë lule...

Lajme

Ish-ministri shqiptar për Thaçin: Akuzat për krime lufte janë lule...

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 13:19
Hashim Thaçi

Skandali i shkëmbimit të territoreve mori të tjera përmasa ditët e fundit, pas komenteve të bëra nga ish-këshilltari për sigurinë në SHBA, John Bolton.

Ndërkohë ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se Edi Rama dhe Hashim Thaçi duhet të japin llogari si falsifikatorë të integritetit territorial.

Sipas tij, kjo është akuzë më e rëndë se krimet e luftës.

“Thaçi dhe Rama ishin udhëheqës politikë jo të pasuksesshëm. Ndenjën gjatë në pushtet.

Por miku i tyre Bolton i katandisi në zyrtarë lokalë të kadastrës, që falsifikojnë letra për të dhënë toka jo pronarëve...

Tani duhet të japin hesap si falsifikatorë të integritetit territorial. Akuzat për krime lufte janë lule...” shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat