Politikani serb i cili njohu pavarësinë e Kosovës i infektuar nga koronavirusi: Jam lodhur

Lajme

Politikani serb i cili njohu pavarësinë e Kosovës i infektuar nga koronavirusi: Jam lodhur

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 13:31
Cedomir Jovanoviq

Politikani serb i cili njohu pavarësinë e Kosovës, dhe lideri i LDP-së, Cedomir Jovanoviq, është infektuar nga koronavirusin.

Ai thotë, se ndihet i lodhur dhe se vetëm oksigjeni e ka shpëtuar.

Tutje ai bën thirrje për kujdes.

Shkrimi i plotë:

Jam lodhur, kemi ndaluar përhapjen gjatë fundjavës, oksigjeni më ka shpëtuar dhe më duhet akoma të pushoj mushkëritë që janë duke luftuar virusin. Ngadalë duke ulur temperaturën dhe qetësuar presionin e gjakut.

Mjekët janë gjithmonë me mua dhe reagojnë ndaj çdo ndryshimi të terapisë. Për natën e dytë me radhë, me mbështetjen e tyre, unë arrita të flija për disa orë pasi gjetën një zgjidhje për dhimbjen që më kanë larguar gjatë gjithë javës.

Unë mendoj për gjithçka dhe gjithçka … ki kujdes …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat