Ish-diplomati serb Vladislav Jovanoviç: BE nuk do lejoj ShBA të ia marrin “ëmbëlsirën ballkanike"

Lajme

Ish-diplomati serb Vladislav Jovanoviç: BE nuk do lejoj ShBA të ia marrin “ëmbëlsirën ballkanike"

Nga: F. B. Më: 6 korrik 2020 Në ora: 16:08
Vladislav Jovanoviç

Ish-diplomati serb dhe ministri i jashtëm i Jugosllavisë, Vladislav Jovanoviç duke komentuar video-samitin mes Beogradit dhe Prishtinës në organizim të liderëve gjerman e francez Merkel e Makron ka thënë për “Kurir” se BE nuk do lejoj që “ëmbëlsirën ballkanike” ta merr Amerika, transmeton “Bota Sot”.

“Ata po përshpejtojnë ritmin që të kapin hapat me Amerikën, në mënyrë që mos të lejojnë ShBA-të të ia marrin stafetën në Ballkan, që ajo të jetë meritore  për atë sukses, ndërsa Evropa edhe njëherë të turpërohet dhe ta lejoj Trampin që të ia rregulloj oborrin e saj.  Raporti mes BE dhe ShBA është i tensionuar dhe para pëlcitjes, pala nga Prishtina nuk është e përgatitur për takim sepse si shohim atje nuk dihet kush han e kush paguan”, thotë Jovanoviç.

Sipas tij “shqiptarët do të tentojnë që të zhargitin bisedimet deri në zgjedhjet amerikane duke pritur se zgjedhjet do të jenë të volitshme për ta, sepse nga Tramp nuk mund të presin asgjë. Nga ana jonë duhet të shfrytëzojmë interesin e Trampit derisa është ende këtu dhe derisa ende ka nevojë dhe interes për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që ai me praninë dhe presionin të detyroj shqiptarët në ndonjë lëshim.

Video-samiti për çështjen e Kosovës është caktuar me 10 korrik, më herët ka qenë i paralajmëruar për muajin mars por nuk është mbajtur si shkak i rrethanave me virusin Corona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat