Certifikohen zgjedhjet në Serbi, shqiptarët marrin zyrtarisht 3 mandate

Lajme

Certifikohen zgjedhjet në Serbi, shqiptarët marrin zyrtarisht 3 mandate

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Komisioni Zgjedhor në Serbi ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 20 qershorit, duke konfirmuar 3 mandate në Kuvendin e ri për aleancën e shqiptarëve.

Në zgjedhjet e qershorit në Serbi morën pjesë 48/93 e qytetarëve me të drejtë vote dhe fitues u shpall sërish partia e Aleksandar Vuçiç me një diferencë të madhe, duke përfituar -edhe nga bojkoti i partive kryesore opozitare.

Koalicioni i drejtuar nga partia e Vuçiç mori 60.6% të preferencave ose e thënë ndryshe 188 mandate, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, mori 26.437 vota ose 0.82%, përkthyer në 3 mandate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat