Ky është ushtari amerikan që vdiq në Kosovë

Lajme

Ky është ushtari amerikan që vdiq në Kosovë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 08:39
Alexander Blake Klass,

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se të dielën më 4 korrik në Kampin Novo Selo, në Kosovë ka vdekur një ushtar amerikan.

Alexander Blake Klass, 20 vjeç, nga Willamina, Oregon, vdiq në një incident që nuk kishte e të bënte me veprim të armatosura.

Pentagoni njoftoi se po hetohet derisa nuk janë dhënë informacione tjera.

Klass u bashkua me Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Oregonit më 19 Janar 2019. Në Kosovë, ai u dërgua  në janar të vitit 2020 dhe ishte planifikuar të kthehej në shtëpi në nëntor të këtij.

“Kjo është një situatë tragjike dhe fokusi ynë kryesor është të mbështesim familjen gjatë kësaj kohe të vështirë,” tha Brigda Kombëtare i Ushtrisë së Oregon.

Kujtojmë se misioni i KFOR-it është një forcë paqeruajtëse e NATO-s në vend që ka qenë këtu që nga viti 1999.

Image
Alexander Blake Klass

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat