Të burgosurit kërkojnë të furnizohen me cigare, ShKK shpallë tender 1.5 milion euro

Lajme

Të burgosurit kërkojnë të furnizohen me cigare, ShKK shpallë tender 1.5 milion euro

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 08:42
Foto Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka kërkuar të furnizohet me pako të cigareve, për të burgosurit e Qendrave Korrektuese dhe të Paraburgimit.  Sipas, SHKK një të burgosuri i lejohen të bëjë porosinë e më së shumti 20 pakove.

“Rreth 730 të burgosur kanë bërë kërkesë për furnizim me pako të cigareve. Porosia e furnizimit me cigare bëhet një herë në javë, maksimum lejohen 20 pako cigare për një të burgosur”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së për IndeksOnline.

Të burgosurit varësisht nga buxheti i tyre edhe bëjnë porosi, dhe se fokusimi i tyre është tek çmimet e ulëta.

Për tenderin në fjalë, sipas Prokurimit janë ndarë 1.500.000,00 euro.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës e cila pritet të zgjatë jo më shumë se 24 muaj thotë:

Furnizim me cigare për të burgosur të cilat blihen me para te të burgosurve të cilat deponohen nga familjaret e tyre.

Tutje, në njoftim bëhet me dije se “Afati kohor për dorëzimin e tenderëve është shkurtuar për shkak të anulimit të procedurës dhe për shkak se shumë shpejtë pritet të përfundojë kontrata aktuale. Mbetja e të burgosurve pa cigare duke e pas parasysh se këto cigare blihen me para te burgosurve, mund të kemi shfaqje te pakënaqësisë se të burgosurve apo rebelim”.

Vlen të përmendim faktin se javë më parë është anuluar një tender, i cili kishte për qëllim finalizimin e një kontrate për po të njëjtin furnizim.

“Lidhur me ofertën, autoriteti kontraktues ka pranuar vetëm një ofertë dhe çmimi i kësaj oferte ka qenë 2.465.385,00 €. Deri te anulimi i tenderit të mëparshëm ka ardhur për arsyeje se oferta e pranuar ka qenë me e lartë se vlera e parashikuar e kontratës”, tregon SHKK.

Bazuar në Ligjin për Prokurim Publik, neni 62, Përfundimi i Aktivitetit të Prokurimit pika 2.1, ndër të tjera thotë:

“2. Autoritetet kontraktuese mund të përfundojnë atë aktivitet të prokurimit i cili nuk do të rezultojë në dhënien e kontratës vetëm për njërën nga arsyet;

2.1. Të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit.”

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 13 korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat