Pas 6 rasteve të reja me COVID-19 në Deçan, kryetari i komunës ka një apel për qytetarët

Lajme

Pas 6 rasteve të reja me COVID-19 në Deçan, kryetari i komunës ka një apel për qytetarët

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 08:57
Bashkim Ramosaj

Dje në Deçan u konfirmuan edhe 6 raste të reja me koronavirus.

Kryetari i kësaj komunë, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, tha se numri i rasteve në Kosovë po rritet dhe u kërkoi qytetarëve që t’i vendosin maskat.

“Në komunën tonë dje u identifikuan 6 raste pozitive me COVID-19. Gjersa numri i rasteve në Kosovë sa shkon e rritet, duhet të shtoni kujdesin për veten e njerëzve që ju rrethojnë. Vendosini maskat, pastroni duart e mbani distancën, sepse bartja e virusit tek dikush me sëmundje kronike, mund t’ia vështirësoj gjendjen shëndetësore. Kujdesuni për njëri-tjetrin”, ka shkruar Ramosaj.

Vetëm dje në Kosovë janë shënuar numër rekord i rasteve me COVID-19, ku u konfirmuan 195 raste të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat