Dialogu Kosovë-Serbi në samitet evropiane

Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi në samitet evropiane

Nga: F.B Më: 7 korrik 2020 Në ora: 12:07
Makron, Vuçiq dhe Merkel

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do takohet të enjten me presidentin francez Makron, ku pritet takimi në katër sy ku përveç bisedimeve për vazhdimin e dialogut do bisedohen edhe raportet bilaterale, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Përveç kësaj tema bisede pritet të jenë edhe rruga evropiane e Serbisë dhe bashkëpunimi global në tejkalimin e krizës së pandemisë.

Këtij takimi do të i paraprijë video-samiti i 10 korrikut që organizohet nga Makron dhe Merkel qëllimi primar i të cilit është vendosja e dialogut politik që ndërmjetësohet nga BE mes dy palëve.

Dy ditë më pas të dielën me 12 korrik përfaqësuesit e dy palëve do takohen në Bruksel ku parashihte takimi i kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq.

Kancelarja gjermane Merkel vendi i së cilës mori kryesimin e BE nga 1 korriku, sot do të paraqes prioritetet e kryesimit gjerman, që më herët është thënë se Ballkani do të jetë një nga prioritet e punës së saj në këtë 6 mujor.

Kjo është “ofensivë” e qartë e BE dhe dy vendeve udhëheqëse të BE-së Francës dhe Gjermanisë që ka për qëllim shkrirjen e dialogut të bllokuar që nga nëntori 2018 dhe vendosjes së taksave që u hoqën kohët e fundit.

Caktimi i tri takimeve me rëndësi brenda 4 ditëve për shumëkënd është tregues i qartë dhe përgjigje e shteteve evropiane para së gjithave Gjermanisë ndaj ShBA-ve dhe rolit udhëheqës të dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit. Kështu Parisi dhe Berlini kanë vendos marshin 5 të angazhimit pas caktimit nga i dërguari amerikan Grenell të takimit të palëve në Shtëpinë e Bardhë, që në momentin e fundit u shty pas propozimit për akuzë ndaj Thaçit.

Profesori Shkencave politike Dragan Gjukanovip iniciativat e BE i sheh si vrapim dhe garë me ShBA rreth asaj kush të përtërijë dialogun:

“Besoj se video-samiti i të premtes do jetë përcaktues i drejtimit të vazhdimit të dialogut që do vazhdoj dy ditë më pas në Bruksel dhe operacionalizimit të tij. Kam përshtypje se Berlin tash për tash ka heq dorë nga njohja e ndërsjellë dhe më shumë angazhohet në rezultatin e dialogut që do ishte modeli i dy Gjermanive, përkatësisht normalizimi pa njohje formale.

Presidenca franceze ka njoftuar se video-samiti organizohet nën kupolën e Berlinit,  Parisit dhe BE, me qëllim “vazhdimin e dialogut mes palëve”. Samiti duhet që BE-së të i mundësoj “ lehtësimin e zgjidhjes së dallimeve të tyre” ka njoftuar Pallati Jelise.

Në samit do të marrin pjesë Merkel, Makron, përfaqësuesi i BE-së Borel, i dërguari i saj Lajçak dhe përfaqësuesit e palëve kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq. Takimi është thirr me iniciativën franceze dhe përbën vazhdimësi të procesit të Berlinit të nisur në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat