Maas: Gjermania i gëzohet vazhdimit të bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajme

Maas: Gjermania i gëzohet vazhdimit të bisedimeve Kosovë-Serbi

Nga: F.B Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:32
Heiko Maas

Shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas ka thënë se Gjermania është e lumtur për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Ai në rrjetin social Tviter ka shkruar se Ballkani Perëndimor do të jetë çështja kyçe e kryesimit gjerman me Bashkimin Evropian.

Maas sot ka pasur edhe një takim me ministren e jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, me të cilën ndër tjera ka diskutuar rreth çështjes së dialogut dhe mbi prioritetet e Gjermanisë gjatë kohës së kryesimit me BE.

"I shpreha falënderimin e thellë ministrin gjerman Mas dhe Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme. Për Kosovën Gjermania është partneri i besueshëm në rrugën euro-atlantike, ndërsa liberalizimi i vizave mbetet pritje e madhe”, ka thënë Stublla pas bisedës telefonike me ministrin gjerman Maas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat