​Ngritet aktakuzë për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar

Lajme

​Ngritet aktakuzë për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:10
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit M.F. për veprat penale pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal të organizuar, import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

Sipas aktakuzës për të pandehurin M.F., i cili deri më tani ishte i paaftë për të përballur me gjykimin për shkak të gjendjes shëndetësore/mendore, ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë periudhës 01.07.2013 deri më 23.11.2013 dhe nga fillimi i 2018 deri 24.07.2019, me dashje dhe me dije, e me qëllim që ky grup të kryejë vepra penale që janë të dënueshme me burgim së paku 4 vjet, aktivisht ka marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit, duke e ditur se pjesëmarrja e tij do të kontribuojë në realizimin e veprimtarisë kriminale për import, furnizim, transport, këmbim, ndërmjetësim dhe shitje të paautorizuar të armëve dhe duke vepruar së bashku me të pandehurit tjerë, me vetëdije kanë transportuar dhe sjellë armë dhe municion të ndryshëm nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurin, për veprat penale që akuzohet, ta shpallë fajtor dhe ta gjykojë sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat