‘Punë me t’njofshëm edhe në pandemi’: Punuan 4 muaj si vullnetarë në Infektivë, hapet konkusi në QKUK dhe nuk i pranojnë në punë

Lajme

‘Punë me t’njofshëm edhe në pandemi’: Punuan 4 muaj si vullnetarë në Infektivë, hapet konkusi në QKUK dhe nuk i pranojnë në punë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:47
QKUK

Në Klinikën Infektive në QKUK, që nga fillimi i pandemisë janë paraqitur në mënyrë vullnetare pa asnjë komeplezim 10 punëtorë shëndetësorë për të ndihmuar stafin e klinikës në sfidën e koronavirusit. Edhe pse ishin të papunën dhe pa të ardhura mujore, ata edhe bukën e merrnin prej shtëpisë vetëm e vetëm për të ndihmuar pacientët me koronavirus, dhe stafin, megjithatë si çdo i diplomuar edhe këta të dhjetit kanë pritur që në konkursin që u hap ditë më parë të pranoheshin në punë duke qenë se i plotësonin të gjitha kriteret, e në veçanti të parin ‘punën vullnetare’, por nga ta veç njëri u pranuar.

Ky staf ndihmës i përbërë nga 10 persona ishin: 1 specialiste e Infektologjisë, 1 specializante e infektologjisë dhe 8 mjekë të përgjithshëm. Në mesin e tyre edhe Jehona Krasniqi, e cila ka shprehur shqetësimin e saj në një letër publike, pas zhgënjmimit që nuk u pranua në punë, ajo dhe 7 kolegët e saj. Vetëm njëri nga ta arriti të jetë në listën e të të pranuarëve.

Më 12 qershor të këtij viti Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për praninim  e 100 specialistëve dhe mjekëve të përgjithshëm, ku njëri nga kriteret ka qenë puna vullnetare. Gjë, që në rastin e Jehonës dhe kolegëve të saj nuk kreu punë.

“Ky vendim ka qenë shokues për të gjithë ne, në vetë faktin që e gjithë puna jonë tashmë prej katër muajsh është hedhur poshtë, për të ardhur në pozitat tona dikush që duhet të mësojë punën që nga fillimi”, shkruan e zhgënjyer Jehona Krasniqi në letrën e saj.

Tutje, ajo ka treguar se ka kërkuar sqarim për mospranimin e tyre në QKUK mirëpo, nuk ka marr përgjigje adekuate, veç konfirmimin se nuk janë pranuar.

“Kur kemi kërkuar të dijmë përmes telefonit se çfarë ka ndodhur, na është thënë që nuk figurojmë në listat e aplikantëve e nuk kemi aplikuar”, thotë tutje Jehona.

Kjo është letra e saj:

Qysh ne fillim te pandemise, ne Kliniken Infektive te QKUK-se jane paraqitur 10 vullnetare, 1 specialiste e Infektologjise, 1 specializante e infektologjise dhe 8 mjeke te pergjjithshem.
Kemi hyre ne muajin e katert qekur kemi punuar me vullnetin me te madh ne kete klinike, duke i ndihmuar stafit ne menaxhimin e rasteve me COVID-19.
Nuk kemi kerkuar asnje lloj kompenzimi, saqe deri edhe ushqimin dhe furnizimet e tjera ditore i kemi bere vet.
Me date 12.06.2020 Ministria e Shendetesise ka hapur konkurs per 100 vende me numer Reference MSh 12/06/2020 per specialiste dhe mjeke te pergjithshem, ku njeri nga kriteret ka qene perparesi puna vullnetare.8 nga vullnetaret kemi aplikuar ne kete konkurs, meqe njeri vullnetar nuk ka pasur licence dhe specializantja nuk i ka plotesuar disa kushte te tjera.
Prej 8 vullnetareve qe kemi aplikuar per pune, vetem nje eshte pranuar e fatkeqesisht 7 te tjere kemi mbetur jashte, perfshire edhe specialisten infektologe.
Ky vendim ka qene shokues per te gjithe ne ne vet faktin qe e gjithe puna jone tashme prej kater muajsh eshte hedhur poshte, per te ardhur ne pozitat tona dikush qe duhet ta mesoje punen qe nga fillimi. Per ma teper qe perzgjedhja qe eshte bere ka lene te kuptohet qe ka pasur shkelje te renda, duke u anashkaluar edhe intervista me goje qe ka figuruar ne konkurs, per cka nuk ka pasur mundesi as te verifikohet dokumentacioni.
Cilat kritere jane perdorur per kete?
Kur kemi kerkuar te dijme permes telefonit se cfare ka ndodhur, na eshte thene qe nuk figurojme ne listat e aplikanteve e nuk kemi aplikuar.Ne i posedojme imellat e printuar se e kemi kryer aplikimin. Nese eshe bere fshirja e e-mailave tane, me kushedi se cfare qellimi, apo ndrrimi i listave, per kete duhet te pergjigjet komisioni i caktuar si dhe pergjegjesit kryesor ku eshte bere dergimi i aplikacioneve.
Ne kemi shkuar menjehere ne Ministri te Shendetesise, por nuk jemi pranuar ne takim. Eshte kerkuar qe te dergohet nje ankese ne forme elektronike kurse te tjereve iu eshte pranuar edhe ankesa fizike. Nuk kemi marre pergjigje. I kemi shkruar drejt edhe Ministrit. Ndersa, kemi informaten qe tashme ka nisur procesimi i kontratave, duke mos u respektuar afati ligjor per parashtrimin e ankesave. Pra, edhe ankesa jone me gjase eshte fshire serish.
Ne po kerkojme te zbatohet e drejte jone sepse ne, me shume se te gjithe te tjeret e punesuar qe figurojne ne liste, e meritojme te jemi te punesuar, ne vet faktin qe kur te tjeret kane hezituar, ne jemi paraqit ne Kliniken Infektive, duke e rrezikuar veten dhe familjet tona.
Eshte shume shqetesues fakti qe avazi i vjeter po vazhdon; kush e ka krahun e forte ec perpara, ndersa ne te tjereve na tregohet dera.
Ne nuk do e leme me kaq kete pune, do te ankohemi serish dhe nese eshte e nevojshme deri edhe ne gjykate. Ose do te futemi ne ate liste, ose do te anulohet i gjithe konkursi dhe asnje kontrate nuk do te nenshkruhet
Ne emer te 7 vullnetareve te mbetur jashte konkursit te fundit te MSh-se: Jehona Krasniqi- Mjeke e Pergjithshme, vullnetare ne Kliniken Infektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat