Kaosi pas protestës së opozitës në Beograd – Vesiç: Protestuesit po luajnë rolin e "heronjve” mijëra kilometra larg Kosovës

Lajme

Kaosi pas protestës së opozitës në Beograd – Vesiç: Protestuesit po luajnë rolin e "heronjve” mijëra kilometra larg Kosovës

Nga: F.B Më: 8 korrik 2020 Në ora: 10:20
Pamje nga Beogradi

Zëvendës – kryetari i qytetit të Beogradit Goran Vesiç ka publikuar në rrjetin social facebook fotografi nga pamjet e qytetit pas protestës së dhunshme të zhvilluar mbrëmë në Beograd nga opozita, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka kritikuar opozitarët për dhunën dhe shkatërrimit duke i quajtur “beronjë” që kanë plotë gojën Kosovë, që trimërohen këtu mijëra kilometra larg Kosovës dhe atje nuk guxojnë të shkojnë.

“Ky është kaosi që kanë shkaktuar huliganët mbrëmë dhe që dogjën Beogradin. Ata që nuk kanë marr pjesë në zgjedhje tash i japin vetës të drejtë që tentojnë të marrin Kuvendin Popullor dhe të cilët kanë plotë gojën me Kosovë, serbizohen këtu mijëra kilometra larg e atje nuk guxojnë të shkojnë” tha Vesiç.

Ai shtoi se “huliganët që shkatërruan Beogradin janë të organizuar nga radikalisti i djathtë Srgjan Nogo dhe inspirues janë kumbari i Gjilasit, Mlagjen Gjorgjeviç dhe peshkopi i tyre dhe “biznesmeni” që dje doli me deklaratën se do shkatërronte tempullin Sveti Sava – Peshkopi Grigorije.

“Përderisa shteti lufton që të ruaj shëndetin e qytetarëve tanë nga virusi Corona, ky grup politik bënë politikën e ndezjes ultra-djathtiste dhe shkatërrimit institucional dhe pasurinë shtetërore dhe të qytetit, që jam i sigurt që është dënuar nga të gjithë qytetarët normal dhe të ndershëm të Serbisë për të cilën angazhohemi” tha Vesi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat