Policia serbe rrahu edhe të rinjtë që nuk ishin të përfshirë në protesta, pamjet shokuese

Lajme

Policia serbe rrahu edhe të rinjtë që nuk ishin të përfshirë në protesta, pamjet shokuese

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 14:42
Pamjet shokuese nga Beogradi

Në protestën masovike gjatë ditës së djeshme në Beograd, policia serbe pas disa orëve filloi të rrahë edhe persona të cilët nuk ishin përfshirë në protestë.

Siç shihet nga video e publikuar nga televizioni N1, tre djem të rinj po rrinin të qetë në një stol në Parkun e pionierëve në Beograd kur papritmas një grup i policëve iu afrohet dhe i godet me shkop gome.

Për një moment në video shihet se si njëri prej të rinjve ngre duart lartë derisa i afrohet policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat