Po bëhen thirrje që të vizitojë të prekurit me Koronavirus pa mjete mbrojtëse, Labinot Tahiri tregon se kur do të ndodh kjo

Lajme

Po bëhen thirrje që të vizitojë të prekurit me Koronavirus pa mjete mbrojtëse, Labinot Tahiri tregon se kur do të ndodh kjo

Nga: A.M. Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:51
Labinot Tahiri

“Labinot Tahiri të vizitojë të prekurit me coronavirus pa mjete mbrojtëse”, është peticioni më i ri që ka nisur në vend.

Lidhur me këtë, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari, Labinot Tahiri, ka reaguar pasi në media është publikuar lajmi për nisjen e peticionit kundër tij.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se në Infektivë shkon vetëm kur të infektohet me virus.

Postimi i plotë:

Çka i thoni kësaj pune , shiko me çfarë mirret ky portal!

Pse ky portal dhe këta me peticion te ....., nuk kanë dale ndonjeherë në jeten e tyre me ba thirje ose peticion me e perkrah Labinot Tahirin, me mbledh pare për rastet qê as shteti si shëron ( LEOUKEMINË)???

Qetu keni mbetur a kur me shku unë në Infektivë?

Hajgaregji jeni ju, shkruani për tjera gjera se në

INFEKTIVË shkoj kur të më kap VIRUSI, moti mirrem me rastet e viruseve të ndryshme që kanë perjetuar qytetarêt.

Nuk kam kohë me u marr me ju se jam tuj ja mbledh parat ketij engjulli të vogël si qindra të tjerëve, se Korona vjen e shkon, por Labi nuk ndalet dhe mbetet këtu AUTOKTON.

Nuk e kanë patjeter mem besua mua a ka apo nuk ka Virus se secili e ha bukên ne shtëpinë e vet kaq.

Qao

Image
Foto e publikuar ne Facebook
Image
Foto e publikuar ne Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat