Mytaher Haskuka shpenzime të luksit me paranë publike, 3.5 milionë i shkojnë në suficit

Lajme

Mytaher Haskuka shpenzime të luksit me paranë publike, 3.5 milionë i shkojnë në suficit

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 09:17
Mytaher Haskuka

Partitë politike opozitare në Prizren nuk janë pajtuar me mënyrën e shpenzimit të parasë publike nga qeveria komunale gjatë vitit të shkuar.

Sipas opozitarëve, ekzekutivi lokal është përqendruar në shpenzime të luksit për vete dhe ka çaluar në jetësimin e projekteve, pasi që mbi 3.5 milionë euro të grantit qeveritar vjet kanë shkuar në suficit.

Këto pretendime janë hedhur poshtë nga lidershipi komunal, me arsyetimin se shpenzimet nuk janë të kamufluara si në qeverisjet e kaluara dhe se ato kanë shërbyer për promovimin e vlerave të Prizrenit edhe jashtë vendit.

Shefi i këshilltarëve të PDK-së, Simir Krasniqi, ka theksuar se për dy vjet të qeverisë Haskuka ka më shumë se 6 milionë euro suficit nga granti qeveritar, derisa ka rritje te shpenzimet e luksit.

“Qeverisja e dështuar e VV-së në Komunën e Prizrenit nuk mendon që buxheti i ndarë nga granti qeveritar të shkojë në investime kapitale për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve. Por, veprojnë në keqmenaxhim dhe pasurim për vete”, ka thënë Krasniqi gjatë diskutimit në KK për raportin financiar të vitit 2019.

Sipas tij, të dhënat tregojnë se qeveria aktuale është përqendruar vetëm në shpenzime të luksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat