Protesta të çuditshme në Serbi – nisin me virusin, përfundojnë me Kosovën

Lajme

Protesta të çuditshme në Serbi – nisin me virusin, përfundojnë me Kosovën

Nga: F. B. Më: 9 korrik 2020 Në ora: 10:10
Protestat Serbi

Protestat më të reja në dy netët e fundit në Beograd e prej mbrëmë edhe në qytetet tjera po bëhen nga opsione të ndryshme dhe ideologji sipas të cilëve mbretëron mosbesim ndaj pushtetit, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Andaj nuk habisin deklaratat e aktorëve politik pjesëmarrës ku dominojnë spekulimet si nga pozita edhe opozita për “element të hedhur dhe provokues” që kinse kanë qëllim deskriditimin e protestës dhe orientimin në drejtim tjetër.

Ditën virusi Corona e në mbrëmje Kosova

Për shkak të qëllimeve të tilla ideologjike demonstrimi i dy netëve që shkoi ka rrjedhë  të pazakonshme. Protestat pardje nisën me revoltën qytetare për mënyrën si pushteti dhe shtabi i krizës planifikonte të luftonte pandeminë. Gjatë asaj paradite demonstratat kishin karakter të qetë, ndërsa mbrëmë iu bashkuan edhe krerët e subjekteve politike dhe qytetare nga opozita si Gjillas Trifunoviq etj...

Por rolin dominues në proteste e morën pjesëtarët  të djathtës, që provokuan policinë dhe ia lëshuan vendin temës së Kosovë si dominues për të cilën u klith edhe u këndua.

Krerët politik e qytetarë  shkaktuan trazira dhe sulme ndaj policisë, ku u përdor gazi lotsjellës dhe pati lëndime nga të gjitha palët.

Ndikimi i brendshëm dhe i jashtëm sipas Vuçiqit

Presidenti Vuçiq por edhe politikanë opozitar e analist të pavarur kanë komentuar secili në mënyrën e vetë duke theksuar element të hedhur si vendor ashtu edhe nga jashtë.

Iniciativa “Nuk e mbysim Beogradin” ka vlerësuar se bëhet fjalë për “ shfaqje me regji të mirë nga pushtetit që njerëzit të futen në konflikt dhe pakënaqësi dhe protesta të tregohet e dhunshme”.

“Të jeni të sigurt se kaosi i këtyre ditëve është nxitur nga provokuesit” mendojnë në këtë iniciativë.

Qëndrim të njëjtë ka edhe redaktori kryesor i “NIN” Miodrag Çulibrk që ka deklaruar se protestat e qeta nuk i përgjigjen Vuçiqit dhe SNS.

Vuçiq: Janë përzier shërbimet e ndryshme

Nga ana tjetër Vuçiq ka deklaruar se organizimi i dhunë si ishte qëllim për të shkaktuar dëm Serbisë dhe për të bërë presion ndaj Beogradit para bisedimeve në Paris për Kosovën.

“Tubimi ishte mirë i organizuar por doli nga kontrolli si pjesë e synimit të shërbimeve të ndryshme sepse vetëm pastaj u vërejt se ka përzierje nga ato” ka thënë Vuçiq.

Ministri i brendshëm Stefanoviq tha se “aparati ynë i sigurisë me kujdes ka analizuar paraqitjet dhe na jep të kuptojmë në mundësinë e ekzistimit të elementeve të organizimit nga jashtë dhe shtoi se “ ato do kenë përgjigje të fortë edhe të qartë nga shërbimi i sigurisë”.

Pasuesit e shërbimeve dhe grupet e huliganëve

Për “provokuesit” dhe “elementet e hedhura” kanë fol edhe analistë edhe krerë opozitar.

Aktori Sergej Trifunoviq  kokën e tij të thyer e vuri në lidhje me lëvizjen ekstreme Levijatan që e quajti si “pasues të shërbimeve të huaja”.

Jeremiç një natë më parë ishte dëbuar nga protestuesit me fjalë të rënda dhe deklaroi se “pushteti ka dërguar huligan që të shkaktojnë trazira dhe nxisin konflikte”.

Politikologu Vuk Velebit që ishte pjesëmarrës në protestë tha se “ kemi grupe të organizuara të huliganëve që nxisin konflikt me policinë”.

“Këta nuk mund të jenë qytetar të zakonshëm që vijnë të protestojnë qetë” vlerësoi Velebit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat