Për ish-ushtarët e UÇK-së aktakuza ndaj Thaçit e Veselit lidhet me vizitën Presidentit në Shtëpinë e Bardhë

Lajme

Për ish-ushtarët e UÇK-së aktakuza ndaj Thaçit e Veselit lidhet me vizitën Presidentit në Shtëpinë e Bardhë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 17:15
UÇK

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka protestuar sot në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Kryetar i Organizatës se Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, gjatë protestës së veteranëve ka thënë se ka thënë se Gjykata Speciale është e papranueshme e njëanshme dhe e dyshimtë.

“Ju që keni ardhur këtu duke rrezikuar edhe jetën tuaj, për të kundërshtuar një padrejtësi të madhe që po i bëhet UÇK-së, veteran, invalid, familjar të dëshmorëve. Jemi mbledhur për t’i kundërshtuar akuzat e padrejta që po i bëhen UÇK-së tash e 20 vite me radhë….Veprimi i prokurorit është i pa drejtë, kjo Gjykatë është e pa pranueshme e një anshme dhe e dyshimtë”, tha ai.

Për dy nga protestuesit në Prishtinë, aktakuza është bërë për ta penguar procesin e dialogut me Serbinë.

“Situata është në favor të Serbisë pasi u bë padi ndaj Presidentit i cili në atë kohë do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë në SHBA për bisedime”, deklaroi për RTV Dukagjinin  ish-ushtarja e UÇK-së Rabije Ajeti.

“Për të penguar dialogun iu kanë bërë aktakuza të pabazuara Thaçit e Veselit”, deklaroi ish-ushtari Lulzim Kershelli.

Pos kryeqytetit protesta janë mbajtur edhe në komunat tjera, ku në respektim të situatës pandemike janë grumbulluar jo më shumë se 99 veteranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat