Labinot Tahiri vendos maskë me emblemën e UÇK-së në protestë

Lajme

Labinot Tahiri vendos maskë me emblemën e UÇK-së në protestë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 18:31
Labinot Tahiri

Labinot Tahiri mori pjesë në protestën e organizuar nga OVL UÇK .

Organizata e Veteranëve të Luftës organizoi sot protestë për të kundërshtuar aktakuzën e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Në këtë protestë mori pjesë edhe Labinot Tahiri, madje këngëtari në mëngjes bëri thirrje tek qytetarët që t’iu bashkohen.

Pas protestës, Labi ndau me ndjekësit një fotografi, të shkrepur gjatë protestës, ku shihet me maskë në fytyrë.

Edhe pse disa herë është deklaruar se nuk beson që ekziston koronavirusi, Labi mori masat mbrojtëse, ndërsa maskën që e vendosi ishte me emblemë të UÇK-së.

Ai thotë se kjo është logoja më e shtrenjtë në jetën e shqiptarëve, ndërsa tregon respekt ndaj çlirimtarëve.

“Kjo maskë me logo më të shtrenjtë në jetën e shqiptarëve, jo vetëm që shpëtoi popullatën, por shpëtoi edhe atdheun i quajtur Republika e Kosovës. Respekt Çlirimtarë!”, ka shkruar ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat