I çmenduri Marko Gjuriq kërkon hetim për William Walker: Ai është përgjegjës për nxitjen e luftës në Kosovë, të gjykohet nga Gjykata me UÇK

Lajme

I çmenduri Marko Gjuriq kërkon hetim për William Walker: Ai është përgjegjës për nxitjen e luftës në Kosovë, të gjykohet nga Gjykata me UÇK

Nga: F. B. Më: 10 korrik 2020 Në ora: 09:58
William Walker

I ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka deklaruar se  William Walker është përgjegjës për nxitjen e luftës në Kosovë dhe agresionin në SRJ, andaj duhet të gjykohet së bashku me liderët e UÇK-së, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai duke komentuar deklaratën e diplomatit amerikan Walker se shumica e krimeve në Kosovë janë kryer nga Serbia, Walker që ishte shef i grupit verifikues të misionit të OSBE-së në Kosovë “është pjesë integruese e UÇK dhe një ndër inspiruesit dhe ideatorët e luftës së Kosovës”.

"Ai është personi i fundit që mund të flas për krime, sepse është ndër të parët që duhet të përgjigjet për krime”, tha ai në kumtesën e zyrës për Kosovë.

Në konstatimin e Walker se Vuçiq do të duhej të përgjigjej për krime në Kosovë, sepse ka qenë ministër në qeveri, Gjuriq tha se Walker “një ndër ata që propaganduan luftën e ndotur ndaj Serbisë dhe që ka me pëlqimin e narko - dilerëve  shqiptar ka luajtur rol me rëndësi në UÇK terroriste”.

"Wiliam Walker është kriminel dhe është normale që kërkon shoqëri për vete sikur komandantët e UÇK”, ka thënë Gjuriq dhe shtoi se nuk ka aso “ushtrie të spiunëve” që Serbinë dhe VuçiqiWn mund të e lëkundin në luftën për qëllimin e drejtë që është lufta për mbrojtjen e interesave shtetërore edhe kombëtare në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat