Vuçiq publikon fotografi nga takimi virtual i Parisit, pjesë e të cilit është edhe Hoti

Lajme

Vuçiq publikon fotografi nga takimi virtual i Parisit, pjesë e të cilit është edhe Hoti

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 11:42
Aleksandar Vuciq

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po merr pjesë në konferencën virtuale, që është organizuar nga presidenti francez,  Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në këtë takim virtual po merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Bashkimi Evropian në ngjarjen e organizuar nga Parisi përfaqësohet nga kryediplomati evropian, Josep Borrell.

Me këtë rast kreu i shtetit serb ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook nga ky takim i cili po mbahet dy ditë para atij të Brukselit ku është paralajmëruar rinisja e dialogut Kosovë-Serbi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat