Halil Geci e shpërndan një video të Azem Hajdari ku i thotë Thaçit “të rrehi si qenin more pis...”, ka dy fjalë për Isa Mustafën

Lajme

Halil Geci e shpërndan një video të Azem Hajdari ku i thotë Thaçit “të rrehi si qenin more pis...”, ka dy fjalë për Isa Mustafën

Nga: N.Sh Më: 10 korrik 2020 Në ora: 13:04
Azem Hajdari

Halil Geci një aktivist i pashoq i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shpërnda një video të Azem Hajdari i cili ishte konfrontuar me Hashim Thaçi në vitet e 90-ta në Tiranë.

Në atë kohë, Thaçi kishte shkuar të regjistrohet në fakultetin e Historisë, mirëpo aty e kishte drejtuar një pyetje të pa vend, sa që Hajdari ishte bë nervoz dhe i kishte thënë që të largohet nga aty ose ‘të kapi e të rrehi si qen pis provokator’.

E gjithë ky konflikt ishte pas Thaçi e kishte pyetur për Rugovën, dhe Hajdarit nuk i kishte pëlqyer pyetja provokuese e Thaçit për Rugovën, andaj edhe kishte filluar zënka mes tyre.

Lexo edhe këtë:

“Azem Hajdari i tha Hashim Thaçit: Kur të bahen 20 sekonda këpute qafën e me hup prej këtu…Provokator!”

E këtë video e ka shëprnda Halil Geci, i cili i drejtohet LDK-së ku i thotë që ta dëgjojnë këtë rrëfim.

Ai iu thotë tutje që pas kësaj do ta kuptojnë se kë e kanë mbështetur në krye të partisë.

Geci thotë se Thaçi edhe në atë kohë, pra kjo kuptohet prej pyetjes së tij se ka qenë i shitur si spiun serbo-rus.

Geci dyshon se Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa kanë qenë të involvuar nga frika se po e marrin ndonjë plumb kokës dhe janë bërë pastaj pjesë e komplotit.

Postimi i plotë:

LDK ndegjoni poshtë shkrimit këtë Video rrëfim e mendoni mirë kë e keni mbështetur dhe kush është në krye të partis

Ta ndëgjosh këtë rrëfim të ndjerit Azem Hajdarit qfar i ka thënë Hashim Thaçit na jep te kuptoi se Hashimi paska qenë i shitur qysh moti si spiun Serbo-Rus.

Pyetja paska ndodhur në qytetin Studenti në Tiranë kjo të jepë te kuptosh se spiuni i Brojes si femij ka qenë i shitur te sherbimet e permendura me lart sot LDK-ja dhe familja Rugova e mbajn dhe e perqafojn atë që tentoi tia vrasin liderin tonë Ibrahim Rugovën, gjatë këti rrefimi të jep të dyshosh se Bukoshi dhe Isa kan qen të involvuar me kembë e krye nga frika se po e hanë ndonjë plumbë kokes, jan bër pjesë e një komploti.

Involvimi i tyre ishte i detyrur nga frika ndoshta jo fizikisht por me para të pa dhimbshme të 3% pa guxuar kujt ti thot jo. Ktu shihet haptazi kush e ka sjell në krye të LDK-s Isa Mustafen dhe klanin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat