Pas vizitës së ministres Haradinaj në Preshevë, rritet numri i te infektuarve atje, 7 raste në Preshevë?!

Lajme

Pas vizitës së ministres Haradinaj në Preshevë, rritet numri i te infektuarve atje, 7 raste në Preshevë?!

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 14:40
Meliza Haradinaj-Stublla

Peshevë, 11 korrik -Jemi dëshmitar se deri tash në Preshevë nuk ka pasur raste të koronavirusit. Këtë e kanë konfirmuar edhe autoritetet lokale në Preshevë. Sipas burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë sot në Luginë janë mbi 40 raste me COVID-19 ku vetëm në Preshevë janë shënuar 7 raste, kanë raportuar sot mediat serbe dhe shqiptare.

Presheva, qytet i cili kohëve të fundit ndjehej krenar, për shkak se nuk kishte asnjë rast me COVID-19, por për cudi “koincidentalisht” rastet me infektim nga COVID-19 në Preshevë u rriten pas vizitës së djeshme të delegacionit nga Prishtina të kryesuar nga Ministrja e Hotit, Meliza Stublla-Haradinaj, të cilët zhvilluan kontakte pa maskë dhe pa distancë, duke i marr ngryk e duke ju folur dorë për dore,  rend me rend si në kangjeq qytetarëve të Preshevës, shkruan gazeta “Bota Sot” nga Presheva.

Analistët dhe disa mjekë për gazetën “Bota sot” shprehën shqetësimet e tyre se delegacioni nga Prishtina dje nuk ishte i “diciplinuar”, i cili ishte i përbërë nga disa anëtarë të prirë nga Meliza Stublla-Haradinaj,  shëtisnin rrugëve në takime dhe në disa lokale pa respektuar rregullat dhe masat e Kosovës e as të Preshevës të cilët u panë se lëviznin pa maska dhe distancë në një vend më të goditur në Evropë nga koronavirusi (Serbia me 17343) me 400 vikima!

Dhe pas kësaj vizite të këtij delegacioni që kësaj radhe nuk morën bakshishe sikur delegacionet e më parshme, por këta dyshohet se lanë “bakshish” ,koronavirusin në vend të abetarëve dhe diplomave.

Siç raportohet nga tereni, Kosova aktualisht konsiderohet vendi më i rrezikuar në rajon perballë pandemisë COVID-19 ku aktualisht janë 4500 raste të prekur nga koronavirusi me gati 100 viktima?!

Sipas autoriteteve serbe deri para 2 ditësh ishin vetëm tri komuna në Serbi të pa prekura nga koronavirusi: Kanjiza, Zitishte dhe Presheva.

Delegacioni kosovar dje është parë pa maska dhe pa distancë edhe në mesin e punëtorëve në një fabrikë të këpuceve, ku punëtorët mbanin maska kurse mysafirët nga Prishtina asnjëri?!

Njëri nga pjesëtarët e këtij delegacioni nga Prishtina, rastin e prezentimit pa maska në Preshevë e ka shpjeguar duke qeshur se “ne shkuam në Preshevë për të na parë ndokush, plus para kamerave me i pas vu maskat s’na kish njoft askush, bile as familjrët tanë. Me ato maska hë ke, hë ske n'Preshevë, krejt njëjtë. Ne shkuam atje pak me na njoft, me na pa njerëzit në televizione se kush është bërë ministër.. “.

Sidoqoftë vizita e djeshme e këtij delegacioni nuk pati jehonë aq as në mediat shqiptare. Disa tv dhe gazeta në Kosovë po ashtu kritikuan lëvizjet  e delegacionit nga Prishtina duke i cilësuar si të "padiciplinuar" të cilët u sollën sallamadi në Preshvë pa maskë dhe pa distancë.  Kurse në mediat serbe as qe u shkrua në asnjë gazetë. Më shumë kishte bujë paralajmerimi i vizitës së Ramush Haradinajt në Medvegje, para tri vitesh,  se se vizita e djeshme e delegacionit  nga Prishtina të cilët askush nuk i pengoi në kufirin Kosovë-Serbi, bile ata ishin në percjellje të shërbimeve serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat