Vuçiq për Kosovën dhe Samitin e Parisit - nuk do të jetë lehtë, por duhet të provojmë të pajtohemi me shqiptarët

Lajme

Vuçiq për Kosovën dhe Samitin e Parisit - nuk do të jetë lehtë, por duhet të provojmë të pajtohemi me shqiptarët

Nga: F.B Më: 13 korrik 2020 Në ora: 10:27
Aleksandar Vuçiq

Në një intervistë të gjatë për mediat serbe sipas “Kurir” presidenti i Serbisë ka fol për situatën e përgjithshme në vend, protestat, rrugenë evropiane por edhe pr Kosovën, video-samitet dhe synimet që të arrihet pajtim mes shqiptarëve edhe serbëve, transmeton “Bota sot”.

“Është shumë vështirë, nuk do ta kemi aspak lehtë, kur nuk do shkoj që të mbaj ligjërata edhe të këndoj, por duhet të provojmë që të pajtohemi me shqiptarët. Të enjten zyrtarisht vazhdojnë bisedimet. Temat e para janë interne rreth personave të zhvendosur, përgatitjet për takim”, tha Vuçiq.

Ai ka shtuar se ”tash më shumë do të jetoj në Bruksel se në Beograd. Sa herë udhëtoj atje kam reflekset e mundimit dhe alergjisë” tha presidenti serb, duke menduar për takimin dhe dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës.

“Makron edhe Merkel kanë dëshmuar interesim të jashtëzakonshëm, ata e dinë mirë se nuk mundet të zgjas pafundësisht konflikti i ngrirë. Nuk është në interesin e askujt vazhdimi i konfliktit edhe luftërave, unë nuk dua që fëmijët të ju kthej në arkivole nënave, unë dua përmes rrugës paqësore të zgjidhim problemin”, tha Vuçiq.

Vuçiq në vazhdim të shprehjes së opinionit rreth çështjes së Kosovës ka thënë se “Makron dhe unë kemi biseduar 4 orë, ndonëse ai është ndër shtetarët dhe liderët më të angazhuar edhe të zënë në bot[ë. Me të vërtetë në mënyrën fantastike ka pritur edhe ka dëgjuar delegacionin tonë, Ai është mik i madh i Serbisë”.

“Angela Merkel e ka shpëtuar Serbinë në vitin 2015 pas sulmit nga Kroacia , bëhet fjalë për një grua të fortëe edhe shumë përgjegjëse, edhe pse për Kosovën nuk mendojmë njësoj”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat