Pritet zgjerimi i koalicionit, PDK-ja ka vendosur t’i bashkohet Qeverisë Hoti

Lajme

Pritet zgjerimi i koalicionit, PDK-ja ka vendosur t’i bashkohet Qeverisë Hoti

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 15:11
PDK

Media mëson se brenda PDK-së po diskutohet përfshirja në Qeverinë Hoti. Por, kur pyeten zyrtarisht kanë thënë se nuk kanë asgjë për të shtuar, përveç përgjigjeve zyrtare që i ka dhënë zyra për media e partisë.

Dorëzimi i aktakuzës ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veseli, prej Prokurorisë Speciale, ka trazuar qetësinë në të cilën dukej se është kjo parti. Përveç që po diskutohet mundësia që Veseli të zëvendësohet me një kryetar të ri, nëse i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale, aty po diskutohet edhe për ndryshime të tjera.

Dy javët e fundit, brenda kësaj partie kanë nisur diskutimet për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Avdullah Hotit, në partneritet me AAK-në, Nismën dhe minoritetet.

Zyrtarë të lartë të PDK-së, të pyetur se a po e negociojnë hyrjen në Qeveri, kanë thënë se nuk kanë asgjë për të shtuar, përveç përgjigjeve zyrtare që i kanë dhënë zyra për media e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat