Banale, ja arsyeja pse u vra 33 vjeçari në Podujevë nga fqinji 65 vjeç

Lajme

Banale, ja arsyeja pse u vra 33 vjeçari në Podujevë nga fqinji 65 vjeç

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 20:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Bari të cilin e mblodhi në mëngjes mbeti në makinën prapa këtij traktori. Në këtë vend që u shndërrua në skenë krimi gjeti vdekjen 33 vjeçari S.A dhe një tjetër u plagos.

Ai u plagos këtu nga fqinji i tij rreth 65 vjeçar R.Sh.

Dyshohet se dorasi ka shtënë prej shtëpisë së tij në drejtim të viktimës dhe të vëllaut të tij.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Por familjarët prapa kamerës i kanë thënë televizionit që motivi i kësaj vrasje është kjo tokë që R,Sh thotë se është e tij.

Kjo pronë është bërë shkak që ai të merrte automatikun në dorë e të shtinte në drejtim të fqinjëve.

E pasi që vrau njërin e plagosi tjetrin R. Sh iku në drejtim të maleve.

Në kërkim të tij ishin vënë një numër i madh i policëve.

Pas rreth një orë kërkimi ata zbritën por pa rezultate.

Teksa familjarët e viktimës ishin mbledhur para shtëpisë të prisnin se a po zihej dorasi ata kishin edhe shqetësimin tjetër.

Njëri ndër djemtë e shtëpisë, vëllai i S. A i shpëtoi plagëve.

Ai u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është rëndë.

Nuk dihet nëse palët kanë pasur mos pajtime mes vete më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat