Ishinger: Zgjidhni tani çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

Lajme

Ishinger: Zgjidhni tani çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

Nga: F.B Më: 20 korrik 2020 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Diplomati gjerman Volfgang Ishinger ka ftuar zyrtarët evropian që të zgjidhin çështjen e liberalizimi të vizave për Kosovën sa më parë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ishinger në rrjetin e tij social Tviter ka publikuar një status ku thotë se mos përmbushja e premtimit nga BE dhe shtyrja e zgjidhjes së kësaj çështje sjell në pikëpyetje besimin ndaj Bashkimit Evropian.

Ai ka përkujtuar se në vitin 2018, Komisioni Evropian ka vërtetuar se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret lidhur me liberalizimin e vizave.

"Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i pa përmbushur nga  BE. Shtyrja e gjatë sjell në pikëpyetje besimin dhe kredibilitetin e saj” ka shkruar Ishinger në Tviter.

Kjo ka nxitur reagimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian deputetja Viola fon Kramon, që ka kërkuar nga diplomati gjerman që këtë të ia thotë presidentit Makron dhe presidentit holandez Ruteu.

"Shumë mirë, por mos harroni që këtë t’ia u thoni presidentëve të Francës dhe Holandës Emanuel Makron dhe Mark Ruteu", ka thënë ajo, duke përkujtuar se ata janë shkaktarët kryesor që banorët e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat