Gjuriq i reagon kryeministrit Hoti: Mund të njihet me Isën, por Serbia nuk e njeh kurrë Kosovën

Lajme

Gjuriq i reagon kryeministrit Hoti: Mund të njihet me Isën, por Serbia nuk e njeh kurrë Kosovën

Nga: F.B Më: 21 korrik 2020 Në ora: 10:01
Gjuriq

I ashtuquajturi drejtori i zyrës së Kosovës, Marko Gjuriç ka deklaruar se “Avdullah Hoti me qëllim mashtron, para së gjithave opinionin vendor edhe ndërkombëtar sepse është gënjeshtër se të enjten në Bruksel ka pasur bisedime për marrëveshje për pranimin e njëanshëm të pavarësisë së Kosovës”, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

"Hoti për pranimin e pavarësisë së Kosovës mundet vetëm të ëndërroj dhe secilën ditë po largohet nga ajo gjithnjë e më larg, ai edhe Isa Mustafa mund vetëm të njohin njëri-tjetrin", tha Gjuriq.

Ai ka nënvizuar se në Bruksel temat e para në agjendë ishin obligimet që ka marr Prishtina në rrjedhën e deritashme të dialogut tl Brukselit, pastaj përpjekja për normalizimin e bashkëpunimit ekonomik sepse ajo është ajo që brengos njerëzit e zakonshëm si dhe çështja e të pagjeturve që është borxh ndaj familjeve të viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat