Blerim Kuçi takon delegacionin e Odës Tregtare Kosovaro-Turke

Lajme

Blerim Kuçi takon delegacionin e Odës Tregtare Kosovaro-Turke

Nga: B.F Më: 22 korrik 2020 Në ora: 14:02
Blerim Kuçi

Ministri I Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi përmes një postimi të tij në facebok ka bërë të ditur se sot ka pasur për vizitë delegacionin e  Odës Tregtare Kosovaro-Turke, z. Abdurrahman Balkiz dhe z. Esin Muzbeg.

Ai ka thënë se kanë , biseduar  se si po operojnë bizneset në këtë periudhë pandemie dhe për masat që Qeveria e Kosovës i ka marrë për të bërë rimëkëmbjen ekonomike, transmeton “Bota sot”.

Tutje ai ka thënë se Odës Tregtare Kosovaro-Turke iu ofrova që të bashkëpunojmë gjithnjë e më shumë dhe të rrisim investimet në Kosovë.

Postimi i plotë:

Në kabinetin tim sot më erdhën për vizitë delegacioni i Odës Tregtare Kosovaro-Turke, z. Abdurrahman Balkiz dhe z. Esin Muzbeg.

Pashmangshërisht biseduam se si po operojnë bizneset në këtë periudhë pandemie dhe për masat që Qeveria e Kosovës i ka marrë për të bërë rimëkëmbjen ekonomike.

Ishte pohim i z.Balkiz që tregtia mes Kosovës dhe Turqisë është me intensitet të lartë që nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes dy vendeve.

Si ministër i Ekonomisë dhe Ambientit iu ofrova Odës Tregtare Kosovaro-Turke që të bashkëpunojmë gjithnjë e më shumë dhe të rrisim investimet në Kosovë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat