Çmenden mediet serbe: Gjermania me pëlqimin e Merkel armatos Kosovën me topa dhe sisteme raketore

Lajme

Çmenden mediet serbe: Gjermania me pëlqimin e Merkel armatos Kosovën me topa dhe sisteme raketore

Nga: F. B. Më: 22 korrik 2020 Në ora: 14:21
FSK

Sipas gazetës “Alo” përderisa promovohen bisedimet mes Prishtinës edhe Beogradit nga ana tjetër Berlin shkel ligjet e veta edhe bënë marrëveshje për pajisje të Ushtrisë së Kosovës, transmeton “Bota Sot”.

Pushteti në Prishtinë me muaj po bisedon me shërbimin inteligjent gjerman për të siguruar  topa dhe sistemi raketore anti-blind  për Ushtrinë e Kosovës dhe në fokus është plotësimi i armëve të lehta artilerike dhe armatimi modern i këmbësorisë gjë që Kosova tash i posedon.

Gjermania armatos Kosovën me lejen e Merkel

Me armatimin e Kosovës, Gjermania po shkel ligjet e veta dhe rregulloret e vitit 2971 ku thuhet se ndalohet eksportimi i armatimit në vendet që nuk janë anëtare të NATO-së.

Për të arsyetuar rolin si eksportuesi i katërt më i madh i armatimit me 5,8 për qind të tregut të armëve kjo rregullore u zëvendësuar me procesin e komplikuar ku fjalën e fundit për shitje e ka Këshilli federal i sigurisë që drejtohet nga vetë Merkel dhe disa ministra.

Ky këshill ka miratuar rreth 60 kërkesa të prodhuesve të armëve për eksportim në vendet jo anëtare të NATO-së ka njoftuar Fondacioni për  studime dhe hulumtime të paqes edhe konflikteve i Hesenit (HSFK), hulumtim i porositur nga OJQ “ Grenpeace”.

Shqiptarët e Kosovës deri tash kanë paguar 170 milionë euro për bërjen e armëve, pajisjeve për trajnim të FSK dhe po bisedojnë për sigurimin e kontingjentit të ri të pushkëve automatike G-36 (Hekler dhe Koh) dhe tankse "Leopard 2".

Berlini nuk do kompromis

Analisti politik Mitar Kovaç ka thënë se në gjithë këtë nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, kur dihet qëndrimi politik i Gjermanisë ndaj Kosovës dhe nisur nga kjo ndërmerr këta hapa.

“Gjermania nuk dëshiron asnjë lloj kompromisi, e do mbajtjen e plotë të Kosovës në shtetin e Kosovës. Në këtë qasje mund të kuptohet synimi i Gjermanisë për forcimin e forcave të armatosura të Kosovës dhe këtë e bënë në disa drejtime, si është trajnimi i kuadrove dhe procesi i armatimit” tha Kovaç.

Ai përkujton s enë kohën kur flitej krijimi i forcave të armatosura të Kosovës, Gjermania fshehtë ka punuar në pajisjen e FSK me armatim të lehtë, pajisje ushtarake etj....

“Tash vazhdon procesi i pajisjes së ushtrisë së Kosovës me sistemi më të përbërë, para së gjithave me sisteme raketore kundër-blinduese dhe kundër-ajrore, me sisteme komanduese, pajisje logjistike, mjete transporti etj” thotë ai.

E gjithë kjo dëshmi përcaktimin politik në procesin e bisedimeve dhe sa i përket Gjermanisë nuk do ndryshoj qëndrimin sikur që do bëjë presion në BE që mos të lejohet asnjë kompromis dhe zgjidhja e vetme të jetë pranimi i Kosovës nga Serbia.

Kosova për Gjermaninë nuk është hapësirë e krizës

Kovaç shprehet se nuk ka mekanizma ndërkombëtare me të cilat Gjermanisë do i ndalohej shitja e armatimit  të shteteve që janë vatra të krizave potenciale edhe jo stabile.

“Gjermania nga fillimi ishte inspiruese e krizës dhe shpalljes së Kosovës së pavarur. Para institucioneve ndërkombëtare ajo ka dhënë legjitimitetin e vetë me atë që Kosova trajtohet sovrane, shtet i lirë që nuk është në “luftë” me askënd dhe nga kjo nuk është vatër krize dhe mund të eksportoj pajisje” thotë Kovaç.

Me këto veprime të Gjermanisë nuk i sjellin dobi askujt vetëm thellohet kriza dhe vendosen të gjithë në prag të konflikteve të armatosura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat