Mediat serbe komentojnë deklaratën e Hotit: Kosova i dha “shuplakë” përpjekjeve ndërkombëtare...

Lajme

Mediat serbe komentojnë deklaratën e Hotit: Kosova i dha “shuplakë” përpjekjeve ndërkombëtare...

Nga: F. B. Më: 25 korrik 2020 Në ora: 11:43
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti mbrëmë ka deklaruar se Kosova nuk do ndaloj fushatën për njohje dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, kështu që Kosova i ka dhënë shuplakë përpjekjeve ndërkombëtare për përtëritje të dialogut, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Pikërisht ndalimi i fushatës ishte parakusht për vazhdimin e dialogut për çka ishte obliguar Prishtina ndaj ShBA-ve, Brukselit dhe Beogradit.

Çka Serbia tash mund të bëjë, cila mund të jetë përgjigja në këtë situatë dhe nëse delegacioni i Beogradit edhe më tutje pret vazhdimin e dialogut si është paralajmëruar në Bruksel?

Në lidhje me këtë në zyrën për Kosovë për Tanjug jo zyrtarisht thanë se në situatën e re të krijuar që shihet si goditje në vetë themelet e dialogut, nesër do të reagoj Vuçiq.

Qëndrimi i Beogradit për çështjen e vazhdimit të dialogut dhe nevojës për dialog gjithnjë ishte i qartë, ndërsa analistët para këtij vazhdimi ka thënë se Bruksel përkundër përpjekjeve të forta për ngjalljen e procesit, nuk mundet të bëjë shumë dhe se Beogradi shkon në Bruksel me vullnet të mirë që të tregoj se nuk është fajtore për dështimin e dialogut.

Kur bëhet fjalë për konstruktivitetin e palës së Kosovës, gjërat aty janë të njëjta.

Hoti  e deklaratën më të re edhe njëherë vërtetoi jo sinqeritetin dhe pa parashikueshmërinë e Prishtinës.

Edhe paraardhësi i Hotit, Albin Kurti ka dëshmuar mosrespektim ndaj iniciativës së ShBA dhe Grenell, ndërsa tash Hoti ndaj BE-së, shkruan gazeta.

Pikërisht Grenell asokohe në gjysmë të qershorit në Tviter ka shprehur qëndrimin se ka marr premtimin nga qeveria e Kosovës se përkohësisht do ndalohet fushata për pranimin e Kosovës dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, me qëllim takimin në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti tash pas dy takimeve në Bruksel ka thënë se lotimi për pranimin e Kosovës nuk është suspenduar nga Prishtina.

Për Hotin platforma për dialog është Kushtetuta e Kosovës dhe e vetmja gjë që dëshiron është pranimi i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat