Hoxhaj: Adem Demaçi nuk kurseu asgjë, për të na mësuar e frymëzuar se si duhet atdheu

Lajme

Hoxhaj: Adem Demaçi nuk kurseu asgjë, për të na mësuar e frymëzuar se si duhet atdheu

Nga: B.F Më: 26 korrik 2020 Në ora: 13:04
Adem Demaçi

Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një postimi të tij në facebook, ka shkruar se u bënë dy vite nga ndarja fizike, me një nga figurat më emblematike të kombit shqiptar, Bacës Adem Demaçi.

Ai ka thënë se Adem Demaçi nuk kurseu asgjë për të na mësuar e frymëzuar se si duhet atdheu dhe sakrifikohet për të,përcjell “Bota sot”.

Sipas tij në themelet e këtij shteti do të jetë përherë trashëgimia e tij politike, patriotike, humaniste, letrare, por mbi të gjitha njerëzore.

Postimi i plotë:

U bënë dy vite nga ndarja jonë fizike me një nga figurat më emblematike të kombit shqiptar, Bacës Adem Demaçi.

Gjatë tërë jetës së tij, Adem Demaçi nuk kurseu asgjë për të na mësuar e frymëzuar se si duhet atdheu dhe sakrifikohet për të.

Dhe sot shpërblimi ma i mirë për sakrificën e tij eshtë liria që gëzojmë dhe shteti që po ndërtojmë. Në themelet e këtij shteti do të jetë përherë trashëgimia e tij politike, patriotike, humaniste, letrare, por mbi të gjitha njerëzore!

Në historinë e Kosovës emri i Adem Demaçit është i shkruar me shkronja të arta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat