Nëse do të mbahej referendum në Serbi për ta njohur Kosovën, kështu do të votonin serbët

Lajme

Nëse do të mbahej referendum në Serbi për ta njohur Kosovën, kështu do të votonin serbët

Nga: D.RR Më: 27 korrik 2020 Në ora: 11:39
Aleksandër Vuçiq

Një hulumtim në Serbi ka nxjerrë të dhëna se 77% e qytetarëve serb, janë kundër njohjes së Kosovës si shtet, edhe nëse kjo i kushton Serbisë me mos anëtarësim në BE, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Sipas hulumtimit, 53% e qytetarëve besojnë se qeveria serbe nuk do t’a njoh Kosovën si shtet, ndërsa 27% e të anketuarve besojnë se qeveria do ta njohë Kosovën, teksa një e pesta nuk e di se si ta deklarojnë veten e tyre.

Vetëm 13% e serbëve e mbështesin pavarësinë e Kosovës, nëse lejohet pastaj anëtarësimi i Serbisë në BE.

Nëse nesër do të kishte një referendum për pavarësinë, shumica e të anketuarve do të votonin kundër (66 përqind), 14 përqind nuk do të shkonin në votime, 11 përqind nuk e dinë si të votojnë, ndërsa 9 përqind do të votonin.

Kjo u tregua nga hulumtimi i fundit i kryer nga Instituti për çështjet Evropiane, në bashkëpunim me "Ninamedia". Sondazhi u krye në fillim të marsit, në një kampion përfaqësues prej 1,203 të anketuarve.

Rreth 89 përqind e të anketuarve nuk e dinë se cili është plani i Qeverisë serbe për Kosovën dhe ai qëndrim u shpreh kryesisht nga gratë, më të moshuara se 30 vjeç, të anketuar nga të gjitha rajonet./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat