Veseli: Jam mir me shëndet, bëni kujdes dhe respektoni këshillat e ikshpk-së

Lajme

Veseli: Jam mir me shëndet, bëni kujdes dhe respektoni këshillat e ikshpk-së

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 18:27
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi të tij në facebook ka falenderuar qytetarët për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese, gjatë ballafaqimit me Covid-19.

Ai ka thënë që është shumë mire me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim,transmeton “Bota sot”.

Ai i ka ftuar të gjithë që të bëjnë kujdes dhe t’i respektojnë masat.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese që po më dërgoni këto ditë gjatë ballafaqimit me covid-19.

Dua të ju informoj se unë jam shumë mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

Mezi po pres të rikthehem në aktivitete dhe shumë punë të mira në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ju ftoj të gjithëve që të bëni shumë kujdes, t'i respektoni masat, t'i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat