Fatmir Limaj përkujton luftëtarin, Tahir Sinanin nga Tropoja

Lajme

Fatmir Limaj përkujton luftëtarin, Tahir Sinanin nga Tropoja

Nga: B.F Më: 29 korrik 2020 Në ora: 10:42
Fatmir Limaj

 Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një  postimi  në facebok, ka shkruar se ka qenë  krenari që në rrugtimin per liri kanë  pasur edhe luftetarin  nga Shqipria, siç ishte Tahir Sinanin nga Tropoja, komandantin e shquar të UÇK-së, që dha një kontribut të madh për Kosovën e lirë,percjell “Bota sot”.

Sipas tij pjesëmarrja e tij në tri luftëra çlirimtare tregon më së miri se, bashkëluftëtari im, Tahir Sinani, i cili ishte një atdhetar i pashoq.

Postimi i plotë:

Nuk kishte më krenari që në rrugëtimin tonë për liri përkrah të kishim edhe vëllezërit tanë nga Shqipëria, ashtu siç e kishim Tahir Sinanin nga Tropoja, komandantin e shquar të UÇK-së, që dha një kontribut të madh për Kosovën e lirë.

Sot e kujtojmë me epietet luftëtarin e paepur, patriotin e madh dhe njohësin e mirë të artit luftarak, i cili i dha shpirt e zemër luftës së UÇK-së.

Pjesëmarrja e tij në tri luftëra çlirimtare tregon më së miri se, bashkëluftëtari im, Tahir Sinani, ishte një atdhetar i pashoq!

Lavdi jetës dhe veprës së Tahir Sinanit! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat