Si e vlerësoi Vilson video-samitin e liderëve të Ballkanit: Ky është hap i madh në përshpejtimin e zhvillimit dhe përparimit të regjionit

Lajme

Si e vlerësoi Vilson video-samitin e liderëve të Ballkanit: Ky është hap i madh në përshpejtimin e zhvillimit dhe përparimit të regjionit

Nga: F. B. Më: 30 korrik 2020 Në ora: 10:30
Dejmond Vilson

“Takimi mbajtur i liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit përbën një hap të madh në drejtim të përshpejtimit të zhvillimit dhe përparimit të regjionit në momentin kritik të luftimit të pasojave të pandemisë që po vazhdon” ka deklaruar Dejmond Vilson nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik të Uashingtonit që organizoi samitin, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Ai këtë e tha duke komentuar interesimin e medieve dhe synimet që kishte samiti.

Vilson tha se iniciativa e Këshillit të Atlantikut për përparimin e Ballkanit i përkushtuar shpejtimit dhe prosperitetit është pjesë e bashkësisë trans-atlantike.

Për mua ishte inspirim që të shoh vizionin e përbashkët për zhvillim ekonomik përmes bashkëpunimit që paraqitën liderët e regjionit” tha Vilson.

Ai nënvizoi se Këshilli Atlantik do të vazhdojë të ofroj mbështetje të plotë dhe ndihmë Ballkanit Perëndimor me qëllim që regjioni të shfrytëzoj potencialet qe ka.

"Kohët e vështira kërkojnë vendime të vështira"

“Kohët e vështira kërkojnë edhe vendime të vështira” ka thënë Vilson duke hapur samitin dhe ku potencoi rëndësinë që ka bashkëpunimi dhe realizimi i qëllimit për tregun e përbashkët në të mirë të gjithë qytetarëve të vetë.

“Regjioni nuk ishte treg konkurrues, sepse është i copëtuar” tha Vilson në samitin ku merrnin pjesë përfaqësues nga të gjashtë vendet e regjionit dhe Vuçiq e Hoti.

Krahas tyre në video-samitin e Këshillit të Atlantikut morën pjesë edhe presidenti maqedon Pendarovski, kryeministri shqiptar Rama, ministrja e ekonomisë së Malit të Zi Sekuliç dhe kryesuesi i këshillit të ministrave të BiH Zoran Tegeltija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat