Publikohen 9 pikat e marrëveshjes së mundshme Kosovë-Serbi, 99% në dëm të Kosovës

Lajme

Publikohen 9 pikat e marrëveshjes së mundshme Kosovë-Serbi, 99% në dëm të Kosovës

Nga: D.RR Më: 31 korrik 2020 Në ora: 10:25
Skender Hyseni dhe Lajçak

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka cekur 9 pikat që po prodhon dialogu Hyseni-Gjuriq me ndërmjetësimin e Lajçak.

Ai thotë se përveç pikës për të pagjeturit, të gjitha të tjerat janë 100% në interes të Serbisë.

“Kthimi i Serbëve të zhvendosur, kthimi pronave për Serbinë , eksterritorialitet për kishën Serbe, kthimi i tregut për Serbinë dhe asociacioni me kompetenca ekzekutive me shtet brenda shtetit të Kosovës për Serbinë e shumëçka që vetëm ëndërr do kishte parë Millosheviqi”, ka shkruar Avdyli.

Ai thotë tutje se ironia më e madhe është poshtërimi që i bëhet Kosovës që të hapet debati për njohje reciproke.

Postimi i plotë i Avdylit:

Dialogu Hyseni Gjuriq me ndërmjetësimin e Lajqak , po prodhonin 9 pika ku përveç pagjeturëve të gjitha pikat tjera janë pika 100% për interesa Serbe , dhe tmerrësisht të dëmshme për egzistencën e shtetit të Kosovës. Kthimi i Serbëve të zhvendosur, kthimi pronave për Serbinë , eksterritorialitet per kishen Serbe , kthimi i tregut për Serbinë dhe asociaciioni me kompetenca egzekutive me shtet brenda shtetit të Kosovës për Serbinë e shumëçka që vetëm ëndërr do kishte parë Millosheviqi. Dhe ironia më e madhe dhe poshtërimi që i bëhet Kosovës është hapet DEBATI për njohje reciproke. Hysenit e Lajqakut duhet tregu që debat për njohje kemi pasur 20 vjet , dhe ky debat mundet me zgjat edhe 50 vjet tjera,. Në Bruksel po përgaditet zhbërja e shtetit të Kosovës dhe hapja e debatit a me na njoh atë shtet të dështuar Serbia a po jo. (Video 1,37 min sqaron shumecka)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat