Vilson: Vuçiq po përgatit opinionin për vendime të rënda

Lajme

Vilson: Vuçiq po përgatit opinionin për vendime të rënda

Nga: F. B. Më: 1 gusht 2020 Në ora: 10:03
Aleksandër Vuçiq

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik Dejmond Vilson ka vlerësuar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po përgatit opinionin për vendime të vështira në lidhje me Kosovën, kur shprehet se para vendit nuk ka ditë të lehta, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

“Përshëndes faktin se Vuçiq po ndihmon që Serbia të përgatitet për gjithë këtë proces dhe bisedime. Është i nevojshëm dialog i sinqertë me opinionin si në Kosovë ashtu edhe në Serbi rreth asaj se do ketë vendime të rënda dhe se kërkohet kompromis” tha Vilson për “Zërin e Amerikës”.

Vilson shtoi se janë të nevojshme guximi politik dhe liderizmi ashtu që njerëzit të fokusohen në ardhmëri.

“Jam i impresionuar me këtë dhe shpresoj se kjo është vetëm pjesë e procesit për përgatitjen e opinionit se disa vendime ndaj të cilave është lehtë të hidhen gur. Shtetari që di dhe sheh si do të jetë dhe çka do të bëhet për 5, 19 apo 20 vjet. Kjo është ajo që po ndodhë aktualisht , përgatitja e opinionit që të kuptoj çka është mirë për shtetin”, tha ai.

Sipas tij marrëveshja e Serbisë me Kosovës duhet të jetë e qartë dhe të largoj pengesat që Serbia të hyj në BE edhe Kosova në organizatat ndërkombëtare.

“Ajo për çka flas është që kufijtë të humbin rëndësinë dhe mendoj se marrëveshja mund të shpejtoj këtë por duhet pajtim nga palët dhe ne nuk imponojmë apo diktojmë. Këshilli Atlantik këtë e vështron dhe mbështet por as BE as ShBA nuk diktojnë” tha Vilson.

Ai mendon se ShBA duhet të jenë katalizator për dialogun mes palëve.

“Duhet të jemi të pranishëm dhe mbështesim liderët në regjion për të marr vendime të guximshme dhe që vendeve të veta iu hapin rrugën për përparim. Jam vërtet i shqetësuar nëse dikujt i konvenon status quo i tanishëm” tha Vilson.

Sipas tij me status quo është e pamundshme që Serbia të i bashkohet BE-së dhe Kosova të ketë karrige në OKB dhe raporte me NATO, si dhe njerëzit të kenë mundësi më të mira ekonomike, të mbeten në familje dhe të punojnë.

“Mendoj se Amerika mund të jetë katalizator dhe të mbetet në proces, po ashtu mendoj se duhet të japim motiv, pasi do ketë shumë kompromise neë opsion dhe të dy palët mund të fitojnë shumë. Nëse ka marrëveshje mudn të arrihet partneritet strategjik me Serbinë dhe mundësi për investime ekonomike dhe kjo duhet të jetë motiv për liderët”, tha  Vilson.

“Poenta që të përshpejtohet rruga dhe ardhmëria evropiane, për çka kërkohet guxim është vërejtur te Vuçiq. Por ardhmëria evropiane e Serbisë nënkupton sundimin e ligjit, medieve, drejtësisë, institucione demokratike dhe shoqëri civile” tha ai.

Ai vlerësoi se përmirësimi i rrethanave ekonomike dhe zgjidhja e çështjes së Kosovës do shpejtojë rrugën e demokratizimit të Serbisë që është thelbësore që ajo të bëhet pjesë e BE-së.

“Por jo të hyhet në BE me situatën mediale të dobtë por që forcohet” tha Vilson.

Ai shprehu kënaqësinë me takimin me liderët e Ballkanit dhe faktin se BE dhe ShBA dhe institucionet financiare që ishin të pranishme edhe dhanë mbështetje, duke shtuar se “është optimist në lidhje me këtë”  dhe këtë përkushtime ka parë te “liderët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat