Blakaj: Industria e sigurimeve përkrah masat e Qeverisë për policat kufitare

Lajme

Blakaj: Industria e sigurimeve përkrah masat e Qeverisë për policat kufitare

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 11:49
Besarb Blakaj

Kryetari i Këshillit Administrativ në BKS, Besarb Blakaj, ka vlerësuar se është hap pozitiv fillimi i Lëshimit të policës së parë të subvencionuar nga Qeveria e Kosovës për bashkëatdhetarët.

“Qeveria e Kosovës do të merr hapa konkret lidhur me zvogëlimin e automjeteve të paregjistruara e të pasiguruara, e që do të ishte një kontribut i madh drejt anëtarësimit në Këshillin e Byrove në Bruksel”, ka shkruar Blakaj në rrjetin social në “linkedin’.

Postimi i tij i plotë në linkedin:

Lëshohet polisa e parë e subvencionuar nga Qeveria e Kosovës për bashkëatdhetarët!

Bazuar në Memorandumin e nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, BQK-së dhe BKS (Neni 3.1.1), bashkëatdhetarët mund të pajisen me policë të Sigurimit Kufitar vetëm në 5 vendkalime kufitare. Por, për ta lehtësuar ardhjen e tyre, BKS, ka përgaditur infrastrukturën e nevojshme në një afat jashtëzakonisht të shkurtë që bashkëatdhetarët të kenë mundësi të paisen me polica të subvencionuara nga Qeveria e Kosoves në të gjitha vendkalimet kufitare të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës do të merr hapa konkret lidhur me zvogëlimin e automjeteve të paregjistruara e të pasiguruara, e që do të ishte një kontribut i madh drejt anëtarësimit në Këshillin e Byrove në Bruksel.

Havolli: Nga sot policat e sigurimit për diasporën me zero kosto

Sokol Havolli zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, tha se pas angazhimit të përbashkë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, në minutat e parë të datës 1 gusht 2020, u printua polica e parë e sigurimit për diasporën me zero kosto, e subvencionuar nga Qeveria.

“Punët në vazhdim duhet të orientohen në anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër, e përkohësisht të sigurojmë të drejtat tona përmes ndonjë shteti mik të Kosovës. Për të arritur këtë, është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend, tha Havolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat