Veliu në IPK: Duhet të kemi polici profesionale dhe të besueshme për qytetarët e partnerët

Lajme

Veliu në IPK: Duhet të kemi polici profesionale dhe të besueshme për qytetarët e partnerët

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 11:51
Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka vizituar Inspektorati Policor të Kosovës ku ka shprehur mbështetje për këtë institucion, në mënyrë që qytetarët e ta kenë një polici profesionale dhe të besueshme.

“Unë pata kënaqësinë që sot ta vizitojë IPK-në, ku u njoftova edhe me punën dhe menaxhmentin dhe një pjesë të stafit, por i vizitova edhe hapësirat e punës. Unë u premtova mbështetje, sepse qëllimi ynë i përbashkët është që ta kemi një polici profesionale të besueshme për qytetarët dhe partnerët ndërkombëtar”.

“Unë do ta mbështes Inspektoratin edhe në çështje të tjera profesionale që janë të ngritjes së tyre të trajnimeve dhe kontributi i ministrisë do të jetë edhe në marrëveshjet ndërkombëtare”, ka shtuar Veliu.

Ndërsa U.D i kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka falënderuar ministrin Veliu për vizitën.

Ai gjithashtu tha se e kanë njoftuar ministrin për punën e institucionit ai dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.

“Ne e njoftuam ministrin Veliun me mënyrën e funksionimit të institucionit si dhe me aktivitetet tona që i kem si dhe sfidat dhe problemet që i kemi si institucion”.

“Ne treguam gatishmërinë që jemi të gatshëm të marrim veprime edhe në kohë të pandemisë që të sigurohen qytetarët që masat nga qeveria po zbatohen mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat