Infermierja në QKUK shtrydhë djersët nga puna me pacientët me COVID-19

Lajme

Infermierja në QKUK shtrydhë djersët nga puna me pacientët me COVID-19

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 13:18
Aktorja Aurita Agushi, ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi të kësaj infermiereje.

Infermierët e Kosovës pothuajse që 6 muaj janë në vijën e parë të frontit në luftë me COVID-19. Skena si kjo që po e shihni tashmë nuk janë të rralla. Infermierja Shqipe Kadriu shihet duhet e shtrydhur bluzën e saj nga djersët dhe puna.

Aktorja Aurita Agushi, ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi të kësaj infermiereje.

E postimi i saj është shpërndarë në rrjetin social edhe nga deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi.

Agushi ka shkruar se tash e sa muaj me orë të tëra pa gjumë, pa pushim dhe larg familjes infermierët e mjekët po qëndrojnë afër pacientëve me COVID-19.

Ky është postimi i plotë i saj:

Infermierja Shqipe Kadriu, duke e shtrydhur djersën. Tash e sa muaj me orë të tëra pa gjumë, pa pushim, larg familjes  duke ju qëndru afër pacienteve me Covid 19. E sa e sa mjekë e infermiere shtrydhin djersën sepse nuk i kanë  as 5 minuta kohë me e ndrru uniformën, me e pi një kafe si duhet, me e ngrënë një vakt  të ngrohtë e për qejfi

E ne ? Cfarë jemi duke bërë ne që sado pak t’ua lehtësojme punën ?!ASGJË !

Sepse ne nuk mundemi pa dalë kafeve, nuk mundemi me e mbajtë maskën se po na e zë frymën, nuk mundemi pa u përqafu sepse “ shumë duhemi “ , nuk besojmë që ka virus sepse ka thënë Labi. Egoizëm i skajshëm. Mungesë e vetëdijes qytetare.

Më fal Shqipe që ta përdora foton, po sikur t’kisha forcë do të qjerresha  deri sa piskama ime do t’mbrrinte deri te veshi i fundit injorant që shpërfill cdo regull, e mbi të gjitha shpërfill  gjënë më të vlefshme. JETËN e NjERIUT.

Kujtojmë se sot para qeverisë së Kosovës kanë protestuar infermierët. Ata kanë kërkuar që t’u paguhet ndrrimi i natës 36 euro, nga 18 sa është tash sepse janë vija e parë dhe e fundit në përballje me virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat