Server: Vuçiq i pa gatshëm që të mundësoj anëtarësimin e Kosovës në OKB

Lajme

Server: Vuçiq i pa gatshëm që të mundësoj anëtarësimin e Kosovës në OKB

Nga: F.B Më: 3 gusht 2020 Në ora: 16:20
Merkel dhe Macron

Ekspertët ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor, Daniel Server dhe Johana Dajmel,kanë vlerësuar për “Danas” se është shumë me rëndësi që pas ndërprerjes së gjatë u vazhduan bisedimet e Brukselit për normalizimin e raporteve mes Prishtinës edhe Beogradit posaçërisht kur merren parasysh temat që janë në “tavolinë” në këtë fazë të bisedimeve, transmeton “Bota Sot”.

Por ata ndajnë optimizmin e zyrtarëve të BE-së se mund të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse në fillim të vitit që vjen.

“Është mirë që ata përpiqen të bisedojnë për të pagjeturit dhe çështjet tjera që ndikojnë në rritjen e besimit, por jam skeptik se mund të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse me të cilën do normalizohen raportet deri në fillim të vitit që vjen. Kjo është e mundshme sigurisht dhe mund realizohet brenda pak minutave, por do kërkonte që Vuçiq të mundësonte anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe emërimin e ambasadorit në Prishtinë. Krijohet përshtypja se nuk është i gatshëm për këtë” shprehet profesori i Universitetit Xhon Hopkins në Uashington.

Sipas analistes së pavarur gjermane Johana Dajmel, vazhdimi i bisedimeve nën kupolën e BE-së “është impresiv”, sepse “fakti se kancelaria gjermane Merkel dhe presidenti francez Makron dhe liderët e BE-së janë kyçur në këtë fillim trego vullnetin e madh politik për të dëshmuar forcën e madhe politike të Evropës dhe tërheqjen e litarëve pas rrezikut të humbjes së rolit në dobi të ShBA-ve “.

“Në këtë kontest këshillohet optimizëm i matur, sepse end bëhet fjalë për bisedime ‘hulumtuese’ dhe si vëzhgues nga jashtë mund nuk shoh se mund të gjendet shpejtë zgjidhja. As nuk do të ishin të dëshirueshme bisedimet e shpejta. Po ashtu nuk duhet të harrojmë në pasojat e pandemisë që do ndikojnë shumë në gjithë regjionin, Evropë edhe në botë”, tha Dajmel.

Ajo thekson se pas fitores së Vuçiqit në zgjedhje ai mundet që të “udhëheq pa kufizim” dhe vetmja gjë që e frikëson është “opozita në rrugë”.

“Kemi parë se Vuçiq iu ik masave për ngufatjen e pakënaqësisë popullore, por ka kontroll në parlament dhe mund të “shtyjë” marrëveshjen. Situata në Kosovë është ndryshe, qeveria ka shumicë të “hollë” dhe mandati i kryeministrit Hoti është në pikëpyetje. Në Kosovë është i nevojshëm konsensusi partiak duke përfshirë edhe banorët serb dhe duhet kohë që të arrihet kjo. Në vitin që vjen fillon mandati i dytë i Tramp apo vjen Bajden në administratën amerikane, kjo do të jetë me rëndësi për Ballkanin , Evropën edhe botën. Pra marrëveshja mes Beogradit edhe Prishtinës përkatësisht premtimi obligues për pranimin e pavarësisë së Kosovës në vitin e ardhshëm do ishte i dëshiruar, por pak ka gjasa shikuar nga kënd vështrimi aktual”, konstaton Dajmel.

Kënaqësia e Lajçakut

Rundi i ri i bisedimeve që ndodhi javën që shkoi, kur u fol për “ultimatumin” për draft marrëveshjen për Serbin[ që do i jepej Gjuriqit për njohjen e Kosovës, u demantuan nga Komisioni Evropian. Palët biseduan për të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik, ku i dërguari special i BE-së Lajçak bisedimet i vlerësoi si “produktive e konstruktive”. Rundi ia ardhshëm pritet të mbahet në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat