“Gjithkush ka të drejtë të infektohet”: Komunikata e IKSHPK’së bëhet gafë nëpër rrjete sociale

Lajme

“Gjithkush ka të drejtë të infektohet”: Komunikata e IKSHPK’së bëhet gafë nëpër rrjete sociale

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 10:09
Foto

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kohëve të fundit përveç si dhënës kryesor i informatave për gjendjen me koronavirus në vend, ka qenë në vëmendje edhe për një gjë tjetër. Në komunikatat e tyre, po vërehen shprehje skandaloze dhe gabime të rënda gjuhësore.

Gjatë ditës së djeshme IKSHPK bëri një reagim lidhur me deklaratat për infektimin me koronavirus të Kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti.

Kjo pasi disa kundërshtarë politik të Hotit, më konkretisht deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se ai duhet të jap dorëheqje, pasi që nuk është vetizoluar pasi iu shfaqën simptomat e koronavirusit.

Mirëpo, sipas IKSHPK’së “gjithkush ka të drejtë të infketohet”.

Të paktën kështu thuhet në reagimin e tyre të fundit, gjë që ka ngjallur reagime të shumëta në opinionin publik ku edhe po bëhen shaka me këtë komunikatë.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të IKSHPK’së:

Qytetarë të dashur të vendit tonë!

Sot janë perhapur lajme të pa baza për mosrespektim të rekomandimeve të IKSHPK, ku të jep përshtypje se njerëz të caktuar, përfshirë edhe instancat e larta te shtetit nuk paskan të drejtë të infektohen. Me respekt ju perkujtojë që virusi nuk zgjedh as moshë as racë as gjini e as shtresa shoqërore. Virusi është kudo dhe nuk e zgjedh askend.

Gjithkush ka të drejtë të infektohet.

Ju lutemi të mos përhapen dezinformata kuturu. Qytetarët tanë nuk e meritojnë të bëhet presion psikologjik por tu ndihmohet ta tejkalojmë sa më lehtë këtë pandemi që po na rrezikon të gjithëve. Kontributi i të gjithëve është i mirëseardhur duke zbatuar rekomandimet e Institutit Kombëtar dhe duke bartur maskën si mjet parandalues obligativ.

Ju lutemi për vetëpërmbajte sepse virusi nuk njeh politikë as funksion politik as fe as etni.

Ju themi me kompetencë të plotë se Kryeministri e ka lajmëruar opinionin në kohë rekorde posa e ka marr informaten për SARS CoV-2.

IKSHPK flet me fakte për këtë dhe i përgjigjet të gjithë atyre që tentojnë të përbuzin e kritikojnë punën e Institutit Kombëtar.

Diagnostikimi laboratorik bëhet sipas indikacioneve epidemiologjike dhe deri sot janë testuar të gjithë që kanë pasur nevojë për shërbim. Rezultatet laboratorike përkundër vështërsive dalin brenda 4 orë deri 24 orë e që paraqet punë të vetëmohueshme te ekipit te ekspertëve të Mikrobiologjisë që krahasohet me laboratoret më të avacuara botërore qoftë për intervalin kohor të shkurtë, qoftë për besueshmërinë e rezultateve. Këtë më së miri e dijnë pacientët e hospitalizuar të cilët po trajtohen me dinjitet nga profesionistët shëndetësor.

Njëherit ekspertët e Institutit Kombëtar ju lusin të ndalen thashethemet, sulmet dhe insinuatat sepse po na pengoni në punë nga ky presion psikologjik, politik e medial. Edhe ashtu jemi ekip i vogël në numër po zemërgjërë të sakrifikojmë jetët tona për të mbrojtur shëndetin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju lutemi na leni të punojmë në misionin tonë të shenjtë.

Instituti Kombëtar apelon në vetëpërmbajtje sepse është shumë antihumane të merren njerëzit me gjëra personale të kujtdo qofshin në kohë pandemie dhe të lëndohet qenia humane dhe të hidhet gur e dru mbi Institutin Kombëtar nga njerëz që nuk kanë dëshmuar suksese dhe gjitholog që janë duke dëmtuar imazhin e mjekut.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat