Sindikata e Shëndetësisë i kërkon presidentit të mos e nënshkruaj buxhetin e rishikuar

Lajme

Sindikata e Shëndetësisë i kërkon presidentit të mos e nënshkruaj buxhetin e rishikuar

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:11
Foto Ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) i është drejtuar me një letër të hapur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke i kërkuar që të mos e nënshkruaj buxhetin e rishikuar dhe të aprovuar në Kuvend, pasi sipas saj gjatë rishikimit nuk janë marrë parasysh kërkesat e gjithë punëtorëve shëndetësorë.

“Bazuar në deklaratat tuaja në lidhje me mbështetjen dhe përkrahjen institucionale të punëtorëve shëndetësorë, kërkojmë që urgjentisht t’ia ktheni në rishqyrtim Parlamentit të Kosovës, ligjin mbi buxhetin duke marrë parasysh kërkesat e FSSHK-së, të cilat janë: aprovimi i shtesës në pagë bazuar në katalogun e Ligjit të Pagave, hartimin e Ligjit të Pagave konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese (me disa ndryshime), pagat jubilare bazuar në Kontratën Kolektive Sektoriale”, është thënë në letrën e hapur drejtuar presidentit Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat