Pasi shpërtheu bombola e oksigjenit, krerët e Sindikatës së Infermierëve vizitojnë Klinikën e Pulmologjisë

Lajme

Pasi shpërtheu bombola e oksigjenit, krerët e Sindikatës së Infermierëve vizitojnë Klinikën e Pulmologjisë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:41
Sindikatës së Infermierëve

Krerët e Sindikatës së Infermierëve e kanë vizituar Klinikën Pulmologjike, ku një paciente me koronavirus ditë më parë i shpërtheu bombola e oksigjenit duke i shkaktuar lëndime trupore.

Fitim Havolli, kryetar i kësaj sindikate, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se vizituan koleget e tyre, për të parë mos kanë pësuar aksident.

Shkrimi i plotë i Havollit:

Pasi e morëm lajmin mbrëm në ora 22/30 ne RTK ,për një aksident me bumbola të O2 dhe djegëje të një pacientit në spitalin e pulmus,bashkë me sekretarin e Sindikatës së Infermeireve Enlirat Durakun pas intervistave ne rtk e ktv rreth orës 12 pas mes natës shkuam s’bashku dhe i vizituam kolegët tona Infermiere atje, nga frika se mos kan pësuar ndonjë aksident edhe Infermierët!

Pacientit që i ka ndodhur ky aksident i dëshirojmë shërim të shpejtë!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat