Nga nesër bien temperaturat, na pret mot me shi dhe shkarkime rrufesh

Lajme

Nga nesër bien temperaturat, na pret mot me shi dhe shkarkime rrufesh

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 15:59
Foto Ilustrim

IHMK-ja njofton se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kjo gjendje meteorologjike që do të përfshijë vendin gjatë dy ditëve të ardhshme është pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të favorshme , përpos në disa lokalitete të kufizuara, ku ka mundësi të ketë stuhi.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës mundë të arrijë rreth 18m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat