Zyrtare: Ja kush janë tre deputetët nga Lugina e Preshevës që u betuan këtë javë në Parlamentin e Serbisë në Beograd

Lajme

Zyrtare: Ja kush janë tre deputetët nga Lugina e Preshevës që u betuan këtë javë në Parlamentin e Serbisë në Beograd

Nga: N.M Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:18
Deputetët nga Lugina e Preshevës që u betuan këtë javë në Parlamentin e Serbisë në Beograd

Presheve, 5 gusht -Janë tre deputetë të koalicionit të partive shqiptare në lëvizjen Lugina e Bashkuar që dolën nga zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit ne Serbi. Partitë shqiptare në Luginë të Preshevës në zgjedhjet e fundit ishin bërë bashkë në një listë zgjedhore nën emrin “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, e cila mori 26.437 vota ose 0,82%, e përkthyer në 3 mandate. Betohen 3 deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë Ne fillim te kesja jave ne Kuvendin e Serbisë janë betuar deputetët e rinj që dolën nga zgjedhjet parlamentare, në mesin e tyre edhe 3 deputetët shqiptarë. Keta janë: Argjend Bajrami (1977, sipërmarrës me profesion) nga zona e komunës së Preshevës, dhe dy nga territori i komunës së Bujanocit. Nadije Beqiri (1961, ekonomist i diplomuar), nga Luçanit afër Bujanocit dhe Shaip Kamberi (1964, Trnovaci i Madhe) i diplomuar ne drejtësi.

Komisioni Zgjedhor në Serbi ka miratuar vendimin për ndarjen e mandateve për deputetët e Asamblesë Kombëtare më 15 korrik. Përveç konfirmimit të mandatit, rendi i ditës përfshin edhe zgjedhjen e kryesisë parlamentare, përkatësisht zgjedhjen e kryetarit të Asamblesë Kombëtare, zëvendëspresidentit, emërimin e sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit dhe formimin e organeve punuese. Lista e “Alexandar Vuçiqit - Për fëmijët tanë” do të ketë numrin më të madh të deputetëve, me 188.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat